Vasili nga Tirana, tornitor në Athinë që po kthehet të jetojë në Gjirokastër
Dritare.net
Sot do ju tregojmë në DritareTV për historinë e Vasilit nga Tirana, që punon tornitor në Athinë dhe pleqërinë do kthehet ta kalojë në Dhoksat të Gjirokastrës. Në një bisedë me gazetaren Rudina Xhunga, Vasil Shkalla tregon se e bleu shtëpinë e tezes në fshat që në 1993-shin dhe e rregulloi. Tani po bën përgatitjet e fundit që kur të vijë nga Athina ta ketë gati shtëpinë e pleqërisë.
“Këtu po bëjmë një verande, që të mbrohemi në verë. Do ta lëmë emigracionin se kemi tërë jetën në emigracion. Nga Tirana vijmë në Dhoksat. Unë jam nga Tirana me origjinë. Tezja ime ishte nga Dhoksati. Unë ia bleva këtë shtëpi në 1993-shin. Të gjithë më thoshin çfarë e do atë shtëpi në fshat? Ja ku është sot shtëpia, e rregulluar.
Unë jetoj në Athine e punoj si tornitor. Për një vit marr pensionin dhe do vij në Shqipëri. Dhe do punoj këtu bahçen time. Do vij të jetoj në Shqipëri se më pëlqen Shqipëria. Ka ajër te pastër, është vend i bukur, edhe do merrem me kopshtin në Dhoksat.
Do ta kalojmë pleqërinë në Dhoksat!”, thotë zoti Vasil./K.C/dritare.net
Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.