Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Turizmi shqiptar kërkon fabulën!

Turizmi shqiptar kërkon fabulën!

Gazetarja Rudina Xhunga ndau në rrjetet sociale një video nga Muzeu i Burrelit. Ajo tregoi odën e burrave, e zhytyr në errësirë por plot me histori. Turizmi sot në 2024 shkruan gazetarja Rudina Xhunga, nuk është njësoj si në 2002 kur ajo nisi e para emisionet promovuese nëpër Shqipëri. Dikur nuk kishte drita, ndërsa sot janë të gjitha, por mungon fabula. Dhe fabula ndodhet aty, në vendet që ne i shohim, por nuk i tregojmë!

“Jam në Muzeun e Burrelit, e rrethuar nga objektet e odës së burrave. Muzeu ka qenë i mirëpajisur duket nga godina që është një godinë prestigjioze, një godinë e shkëlqyer. Praktikisht bosh dhe pa drita. Do të doja ta shikonit këtë që po shikoj unë dhe sa e bukur është. Por nuk ka drita. Dritat uroj të vijnë. Sikundër uroj të rregullohen dritaret, sepse gjithë shiu këtu vjen Brenda.

E rëndë është që në këtë vend është grabitur gjithçka në të 97! Gjithë Shqipëria u grabit në 1997, përfshirë edhe pasurinë tonë kulturore, pasurinë tonë arkeologjike.

Trashëgiminë tonë. Gjithçka që ndodhej në këto muzeume. Njëri prej të cilëve është Muzeu i Burrelit.

Nuk është lënë asgjë. Gjithsesi zonjat që kujdesen për muzeun janë munduar ta nisin nga e para. E vështirë është. Ata që i morën as që i duheshin, i hodhën një pjesë, të tjerat i shitën.

Dhe tani këtu është bosh, megjithatë është kjo odë për të treguar cilit vend i përket, çfarë historie ka. Ka histori të madhe Mati.

Është gjynah, mos ta tregojmë. Është keq të mos ndezim dritat. Ndizini dritat historisë sonë. Është koha tani!

Ndizini dritat! Ka ardhur koha te tregojmë historinë. Unë e kam nisur në 2002 promovimin e turizmit ne vend. Atëherë nuk kishte drita. Tani jemi 22 vite me pas. Ka drita, ujë, rrugë dhe njerëz që besojnë te turizmi shqiptar. Na duhet fabula. Nuk ka nevojë ta shpikim. Duhet vetëm ta tregojmë”, shprehet gazetarja Rudina Xhunga në videon e publikuar nga Muzeu i Burrelit./l.F-dritare.net