Turizmi do të rikthejë shqiptarët në shtëpi. Historia e bukur e dy djemve të Dukagjinit!
Dritare.net
Petriti dhe Paulini, djemtë e Park Blinit janë heronj të turizmit shqiptar. Ndërtuan shtëpinë e parë, lanë Norvegjinë dhe e mbushën zonën në Shalë, me norvegjezë, gjermanë, polakë e turistë nga e gjithë botë. Ata sollën dritë në Dukagjin. Dritën e turizmit dhe dritën reale, sepse zona punon me gjeneratorë dje linjën e kanë sjellë vetë banorët.
Historia e dy djemve të Dukagjinit!
Petriti dhe Paulini u kthyen nga Norvegjia në tokën e tyre në Dukagjin. Që prej ditës që babai u tregoi shtëpinë dy vëllezërit menduan mënyra e mënyra, se si të ktheheshin në atdhe. Gjëja e parë që bënë ishte ndërtimi i një shtëpie prej druri, sepse biznesi me të cilin merrej babai në Norvegji, ishte me dru. Ndërtuan një shtëpi druri mbi pemë dhe 6 vjet më vonë u kthyen përgjithmonë në vendin e tyre.
Shtëpinë e tyre e quajtën Park Blini, sepse rreth e rrotull kishte vetëm dru blini, ndërsa Park e quajtën prej dëshirës së madhe dhe ëndrrës për ta bërë të tillë, edhe pse ata kishin vetëm një shtëpi.
Djemtë u kthyen dhe e bënë vërtet realitet Park Blinin në vendin ku kishin ndërtuan shtëpinë mbi pemë. Ëndrra e tyre është kthyer tashmë në kënaqësinë e mahnitshme të të gjithëve të cilët shijojnë sajë Park Blinit shijojnë magjinë e një parajse mbi ujë, siç është kjo mes Komanit dhe Dukagjinit.
Pasi Petriti dhe Paulini ndërtuan këtë parajsë, të tjerë erdhën dhe ndërtuan hotele dhe bujtina.
Historia e dy vëllezërve është e ngjashme me atë të Altinit të Mrizit të Zanave, për zonën. Ata janë njerëzit që krijuan mrekullinë në këtë zonë duke sjellë të gjithë të huajt dhe duke e kthyer Lumin e Shalës në atraksionin turistik në më të ndërkombëtarizuarin dhe instagramushëm në vend.
Zef Gjata kushëriri i tyre, me profesion agronom, tregon se edhe ai do të bëjë të njëjtën gjë. Zefi banon në Tiranë, por në zonë jeton në një rulo bashkë me gruan dhe djemtë, në pritje të rregullojë shtëpinë e gjyshit për të ndezur më pas oxhakun, e të kalojë aty jo vetëm verën por edhe vitin e ri, sepse ky është plani, që zona të jetohet nga turistët jo vetëm në verë por edhe në dimër.
Zefi tregon se para ‘90 në këtë zonë ka pasur 25 mijë banorë thotë Zefi, ndërsa pas ‘90 aty mbetën vetëm 5 mijë. Tani turizmi riktheu 5 mijë banorë. Kështu siç ndodhi në Shalë do të ndodhi në të gjithë Shqipërinë. Turizmi do t’i kthejë shqiptarët, thotë Zefi me shumë optimizëm dhe Zefi e di mirë çfarë thotë.
Ndiqeni emisionin që realizoi gazetarja Rudina Xhunga dhe grupi i xhirimit të Dritare TV, në linkun më poshtë!/dritare.net