Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Si u zbulua rrjeti sekret i spiunazhit të Richard Sorge! Flet ish-radisti!

Si u zbulua rrjeti sekret i spiunazhit të Richard Sorge! Flet ish-radisti!

Në një rrëfim ekskluziv për DritareTV nga brenda tuneleve të qendrës së ndërlidhjes në Dajt, ish-radisti Pavli Dako ka ndarë një mësim jetik mbi rëndësinë e transmetimit korrekt të sinjalit të radios. Ai e lidhi këtë me historinë e një prej spiunëve më të famshëm të Luftës së Dytë Botërore, Richard Sorge.

“Sa i rëndësishëm është transmetimi korrekt në telegrafi e tregon historia e Richard Sorge. Ai ishte agjent rus në Japoni. U kap vetëm për një germë që nuk e dha në mbyllje. Vetëm një germë e la stacionin hapur dhe japonezët e identifikuan. Nëse transmetoje më shumë se 15 minuta, të lokalizonin menjëherë. Radisti i Sorge bëri gabim, nuk e mbylli dhe e gjetën. Ja pra, kuptoni sa i rëndësishëm ishte sinjali i saktë.”, tha Dako për DritareTV.


Historia e Richard Sorge, spiunit të famshëm të Luftës së Dytë Botërore!

Richard Sorge, agjenti sovjetik i njohur për informacionet vendimtare që u dhanë Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka një histori të jashtëzakonshme si spiun. I lindur më 4 tetor 1895 në Baku, ai u rrit në një familje gjermane dhe mori pjesë në Luftën e Parë Botërore. Pas saj, ai u lidh me Partinë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe u rekrutua nga Inteligjenca Sovjetike (GRU).

Si u zbulua rrjeti sekret i spiunazhit të Richard Sorge! Flet ish-radisti!

Gjatë viteve 1933-1941, Sorge u vendos në Japoni, ku punonte si gazetar për “Frankfurter Zeitung”. Nën këtë mbulesë, ai krijoi një rrjet të fuqishëm spiunësh që përfshinte edhe zyrtarë japonezë dhe gjermanë, dhe transmetonte informacione të vlefshme mbi planet ushtarake të Gjermanisë dhe Japonisë. Informacionet e tij ndihmuan Bashkimin Sovjetik të përgatitej për sulmin gjerman në vitin 1941 dhe të vendoste forcat në frontin perëndimor, duke kursyer një katastrofë strategjike.

Më 14 tetor 1941, Sorge mori informacionin nga Hotsumi Ozaki, që kishte qenë në mbledhjen e kabinetit: Japonia nuk do të sulmonte Bashkimin Sovjetik atë dimër. Më 15 tetor 1941, mesazhi u përpilua kështu: Teksti i koduar: “Japonia nuk do të ndërmarrë veprime kundër BRSS deri në pranverën e ardhshme.” U transmetua nga Clausen, përmes valëve të radios, me kod Morse, drejt stacionit të GRU-së në Moskë. U deshën disa minuta për të dërguar, duke pasur kujdes që të ndërpriteshin për mos u zbuluar. Ky ishte sinjali që ndryshoi llogaritë e Stalinit.

Si u prit në Moskë?

Në Moskë, radiogrami mbërriti në selinë e GRU-së. Fillimisht u verifikua, pastaj iu raportua Stalinit. Ky informacion i dha fund dyshimeve: Lindja ishte e sigurt. Menjëherë, u mor vendimi për të zhvendosur divizionet siberiane drejt Moskës. Ky ishte faktori që shpëtoi kryeqytetin sovjetik nga gjermanët në dimrin e 1941.

Ironia ishte se, pak ditë më vonë, policia japoneze arriti të lokalizonte transmetimet e fshehta dhe filloi gjurmimin e rrjetit. Në fund të tetorit 1941, Sorge dhe njerëzit e tij u arrestuan.

Pas tre vitesh paraburgimi dhe një procesi të shkurtër, Richard Sorge u ekzekutua më 7 nëntor 1944 në Tokio. Trashëgimia e tij mbetet e paharrueshme si një nga spiunët më efektivë të Luftës së Dytë Botërore, i cili përmes aftësive të tij strategjike ndryshoi rrjedhën e disa ngjarjeve kyçe të luftës./dritare.net