Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Shpëtimi i 30,000 italianëve, historia që kemi harruar të tregojmë!

Shpëtimi i 30,000 italianëve, historia që kemi harruar të

Thelbi i humanizmit shqiptar shpesh gjendet në gjeste të vogla, por me kuptim të thellë. Një histori e rrëfyer nga historiania Nevila Nika ilustron më së miri këtë shpirt. Tezja e saj, një ish-partizane, i dha një ushtari italian gjysmën e sapunit të saj të vetëm. Vite më vonë, ai u kthye në Shqipëri, i përlotur, për ta falënderuar.

'Më shpëtove jetën, me atë gjysmë sapuni unë zhduka morrat’, i tha ai.'Ky gjest, i bërë pa pritur asnjë shpërblim, simbolizon thelbin e ndihmës që shqiptarët u dhanë italianëve. ‘Këtë bënë shqiptarët. Nuk pritën asnjë medalje. E bënë, se ata e bëjnë’.

Tregimi i këtyre historive sot përballet me sfida të mëdha. Në një botë mediatike të dominuar nga 'reels-at' dhe lajmet negative, rrëfime të tilla të thella nuk kanë klikime dhe nuk tërheqin financime. Megjithatë, detyra për t'i treguar mbetet.

‘Ti duhet të vazhdosh, ti duhet të mos dorëzohesh, sepse kjo histori vlen. Kjo është historia jonë’.

Ky është një apel për të mbështetur mediat dhe gazetaret që i japin zë 'botës së bardhë' të Shqipërisë, një Shqipërie që nuk vdes kurrë. Çdo abonim (subscribe) ndihmon që zëri i mirë i Shqipërisë të dëgjohet më fort, duke frymëzuar breza të rinj gazetarësh për ta treguar historinë tonë edhe më bukur. Abonohu në Dritare TV. Bashkë mund të ndryshojmë narrativën./ dritare.net