Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Shpella e Vajzës, më e bukura e Lumit të Vlorës!

Shpella e Vajzës, më e bukura e Lumit të Vlorës!

Dëshira për të njohur të shkuarën e vendit dhe për të promovuar njerëzit punëtorë, vazhdon. Rrugëtimi në vlogun me gazetaren Rudina Xhunga, në Dritare Tv këtë herë ndaloi në shpellën e Vajzës pasi tregoi për Amantian, aty ku nën rrënoja fshihen vepra të mëdha arkitekturore.

Ndërsa në shpellën e Vajzës do të gjeni një ndryshim të jashtëzakonshëm, njerëz që punojnë dhe ëndrrën e tyre për të mbajtur gjallë historinë e fshatit Vajzë, pa prekur natyrën.

Shpella e Vajzës, më e bukura e Lumit të Vlorës!

Cep më cep, gazetarja na tregon mrekullinë e shpellës Vajzë e cila është rikonstrukturar nga tre vëllezër të cilët nuk hoqën dorë nga dëshira për të ndërtuar biznesin e tyre në baxhon që dikur e zotëronin 100 persona.

Edhe pse humbën të gjithë paratë e fituara në emigracion dhe u zhytën në kredi, sot vëllezërit Hitaj së bashku me bashkëshortet dhe 14 të afërmit e tyre zotërojnë një atraksion të veçantë turistik duke i dhënë zë shpellës Vajzë.

Shpella e Vajzës, më e bukura e Lumit të Vlorës!

“Kur të vish në Vajzë pasi ta kesh parë shtëpi më shtëpi, unë në fakt e veçoj Vajzën nga të gjithë fshatrat e Vlorës, sepse ka poezi. Kush fshat nderon poetin është fshat mbi fshat. Pasi të kesh parë Amantian mos gabo të mos ndalosh në Vajzë, por edhe tek shpella e Vajzës që sot nuk e njoha, aq e bukur është bërë. Por plot ka qenë edhe kur nuk ka qenë kaq e bukur.

Një ndryshim i jashtëzakonshëm, restoranti është shtuar pafund por unë qejfin e kam tek baxhoja, cilësia e djathit të vajzës është e padiskutueshme. Djathë që ruhet në shpellë, kjo nuk ka ndryshuar cilësia e djathit, edhe uji. Uji i Vajzës, që çfarë do lloj mishi të hash e tret ky ujë. E pabesueshme sa ka ndryshuar shpella Vajzë, bërë në mënyrë të bukur pa prekur as shpellën as Vajzën. Është kaq bukur sa, edhe kuzhina është një prej atyre që të lejon të xhirosh pa lajmëruar, pasi zonjat janë kaq të pastëra. Kur shikoj ndryshime të tilla kënaqem është pak, por mendoj se njerëz me vështirësi punojnë dhe ia dalin. I duhet qarë halli atij që punon, në Shqipëri dhe kudo por u shtofshin ata që punojnë. Dashtë zoti ka bërë edhe dhoma se kjo do ishte një ëndërr, kush nuk do donte të vinte këtu. Ujrat e lumit të Vlorës, shpella Vajzë. Ju e dini historinë e fshatit Vajzë, kur u ndanë kufijtë çdo shtëpi çonte një djalë dhe aty ku ai lodhje thonte kufiri i fshatit tim.

Por një familje nuk kishte djem dhe vetëm vajza, një prej vajzave u nis eci eci dhe nuk u lodh, aty ku ndaloi u quajt fshati i Vajzës, nuk kishte si mos të ishte kaq poetik. Ndonjëherë fshatra të tillë të lidhin kaq shumë, siç më ka lidhur mua me Vajzën që dua ta promovoj kaq shumë. Uroj të shtohen ata që janë nga ky vend dhe të mbledhin njerëz në fshatin e tyre dhe të bëjë këto mrekulli. Shpella nuk është prekur fare por këtu në këtë dhomë si frigorifer të shijosh nga vapa, kemi shpella e bunker sa të duash. Por njerëz që punojmë nuk kemi, na kanë ikur por ata që punojnë bëjnë çudira si këtu. I lumshin duart familjes që e ka bërë realitet shpellën e vajzës. Kam përshtypjen që këtë vend e kanë ruajtur për dhoma por edhe si taracë për të shijuar lumin e Vlorës. Tre vëllezërit Hitaj kanë bërë një mrekulli, kanë 20 vjet që punojnë, 14 veta që vetëm punojnë.

Çfarë nuk bën njeriu pa prekur natyrën, duke e përdorur për ta zhvilluar.

Shpella e Vajzës, më e bukura e Lumit të Vlorës!

Këta burra kanë 20 vjet që ndërtojnë, buzë fikut, kanë hedhur themele dhe do ndërtojnë shtëpitë e drurit që kanë ndërtuar. U shtofshin njerëzit që punojnë, me gjithë dashurinë time nga shpella e Vajzës, unë jam vetëm tregimtarja. Nuk kam as aksione te kjo shpellë as një tavolinë të rezervuar por dashurinë për vendet e bukura dhe njerëzit që punojnë.

Shpella e Vajzës, më e bukura e Lumit të Vlorës!

Vëllezërit Hitaj kanë qenë në Greqi, deri sa vijnë dhe i vënë syrin baxhos. Por si dalën lekët dhe i vendosin në firma piramidale për t’iu shtuar por i humbën të gjitha. Por ëndërra për ta marrë këtë baxho vazhdonte, nga pak lek e lanë dhe e blenë, në 20 vjet këta njerëz me punë e bënë. E kanë bërë me kredi, as AZHBR nuk i ka dhënë, për turp”, kështu e përfundon rrëfimin gazetarja./M.K-dritare.net