Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Një mijë e një arsye, për të shkuar në Pukë këtë fundjavë!

Një mijë e një arsye, për të shkuar në Pukë

Nga Lorena Fjolla

Stafi i Dritare.net, kaloi fundjavën e shkuar në Pukë. Një destinacion që jua sugjerojmë edhe për fundjavën tuaj. Për një mijë e një arsye.

Një mijë e një arsye, për të shkuar në Pukë

Mund të shkoni edhe për vetëm një ditë, megjithëse të kalosh natën në Pukë, është një kënaqësi më vete.

Një mijë e një arsye, për të shkuar në Pukë
Udhëtimi është një mrekulli. Rruga e shtruar, pamja mahnitëse mes bredhash, është vetëm fillimi i një parajse vetëm 2 orë larg Tiranës.

Një mijë e një arsye, për të shkuar në Pukë
Puka e rilindur të ofron shumëçka, por më së shumti atë që nuk ka të blerë në këtë moment: qetësinë. Nëse je i lodhur nga jeta, puna, stresi, pandemia, na beso atje do t’i harrosh të gjitha! Kur të mbërrish në Pukë, nise me një xhiro nga liqeni i rrethuar nga bredhat. Ashtu siç na sugjeroi gazetarja Rudina Xhunga, në episodin e radhës, Shqiptarë të Mrekullueshëm, ‘Puka qyteti që më habiti’. Me varkë apo shëtitje rreth e rrotull në këmbë. Jo vetëm për pamjen, por edhe për ajrin e pastër, një ndër vlerat më të rëndësishme të këtij qyteti.

Një mijë e një arsye, për të shkuar në Pukë
Qyteti i ngjyrave, kjo ishte përshtypja që ne krijuam për Pukën ndërsa shëtisnim përreth lagjeve të tij. Ndërtesa pak katëshe, diku të kuqe, e diku tjetër jeshile, secila me bahçe mbushur me pemë e fruta të zonës.

Një mijë e një arsye, për të shkuar në Pukë

Një mijë e një arsye, për të shkuar në Pukë

Gështenja, mollë, manaferra, ftonj shihje kudo ku hidhje sytë.

Një mijë e një arsye, për të shkuar në Pukë
Në Pukë, çfarëdo të porosisësh do të jetë bio. Njihet për prodhimin e kërpudhave dhe mjaltin e gështenjave.

Një mijë e një arsye, për të shkuar në Pukë

Ama mos harro një sugjerim, të provosh lëngun e thanës. Darkat me miq e shokë, me këdo të jesh i shoqëruar, do të shijojnë si askund tjetër.

Një mijë e një arsye, për të shkuar në Pukë

Me raki kumbulle, pranë oxhakut e sobës ku mund të shijosh gështenjat e pjekura vetë, mund t’ia marrës këngës bashkë me pukianët, që për miqtë këndojnë me gjithë qejf me çifteli.

Një mijë e një arsye, për të shkuar në Pukë

Sepse Puka është qyteti i traditës.

Një mijë e një arsye, për të shkuar në Pukë

Nuk ka asnjë vend ku të hedhësh sytë në çdo bujtinë e të mos gjesh një copëz të historisë.

Një mijë e një arsye, për të shkuar në Pukë

Një mijë e një arsye, për të shkuar në Pukë
Ndër të tjera qyteti njihet edhe për birrën e saj. Një arsye, që tërheq jo pak turistë të huaj. Kështu tregon për ne Mirjana Pashkaj, vajza nga Puka që shoqëron turistët dhe e tregon më ëmbël se çdo kush tjetër qytetin e saj.

Një mijë e një arsye, për të shkuar në Pukë
“Lënda e parë vjen nga Çekia. Është një proces i gjatë pune, që bëhet në mënyrë artizanale. Kjo është një ndër të veçantat e kësaj birre, bëhet në mënyrë manuale me dorë. Nga këtu shpërndahet në disa qytete, Shkodër, Lezhë, Tiranë. Është një birrë që nuk vjen në treg me shishe, por ofrohet vetëm me kriko. Përqindja e alkoolit është 4.8. Birra Puka, nuk ka pasterizim, por vetëm filtrim.

Një mijë e një arsye, për të shkuar në Pukë

Ndaj nuk zgjat më shumë se tre ditë nga momenti i prodhimit. “80% e birrës është ujë. Uji këtu është i mrekullueshëm, nuk ka nevojë për asnjë proces. Kjo bën që edhe birra të jetë më e shijshme.”-tregon për ne teknologu Fran Kozhuta.
Bujtinat në veçanti, do të bëjnë të marrosesh pas qytetit. “Si nuk e kemi njohur më parë këtë qytet?”,-kjo ishte ajo që na vinte ndërmend, sa herë që vizitonim një tjetër pikë turistike të vendit.

Një mijë e një arsye, për të shkuar në Pukë
“Kështu thonë të gjithë.”- shprehej Mirjana për të na bërë të ndihemi më pak në faj, që nuk njohim ende vendin tonë.

Një mijë e një arsye, për të shkuar në Pukë
Puka qyteti që i ka të gjitha, është aq i lirë sa s’ta pret mendja. Një fundjavë në Pukë, do të kushtojë më lirë se të qëndrosh në shtëpi. Nuk na besoni? Ja disa ide ku të qëndroni në Pukë dhe çmimet përkatëse!
Hotel Turizmi!

Një mijë e një arsye, për të shkuar në Pukë
Është në qendër të qytetit, me një kuzhinë tradicionale të ndërthurur me atë moderne. Çmimi për person është 2 mijë lekë të rinj, së bashku me mëngjesin.
Oda Kabashi!

Një mijë e një arsye, për të shkuar në Pukë
Një natë kushton 1 mijë lekë të rinj. Mund të flesh, të konsumosh të gjitha vaktet, e të shijosh ca biseda të këndshme me njerëzit që të shërbejnë gjithë dashuri.
Hani i Përparim Laçit!

Një mijë e një arsye, për të shkuar në Pukë
1 natë plus mëngjes kushton 1500 lekë të rinj. Ndërsa nëse dëshironi të përfshini edhe 2 vaktet e tjera, një natë bashkë me tre vaktet kushton 3 mijë lekë. Mund të zgjedhësh shtëpizat e vogla prej druri, kudo ku ti dëshiron.
Agroturizëm Devin
1 natë plus mëngjes 1500 lekë. Nëse dëshironi, mund ta përgatisni vetë një vakt, me të gjitha produktet që mund t’i merrni në bahçe.

Një mijë e një arsye, për të shkuar në Pukë
Ndaj këtë fundjavë, këtë muaj, këtë dimër, lëri vendet që i ke parë. Vizito ato që ende s’i ke parë. Për natyrën, njerëzit, për mundësitë e reja, për të njohur vendin tënd. Vizito Pukën, e do na besosh, që gjithçka thamë, s’është asgjë më shumë ajo që pamë. Qyteti që i ka të gjitha, por që i mungon promovimi. Emisioni i Rudinës, hapi një tjetër dritare për Pukën, atë të turizmit. Urojmë që javën tjetër, Instagrami të jetë plot me foto nga Puka. Dhe mos harroni të na tregoni!/dritare.net

View this post on Instagram

A post shared by Dritare.net (@dritare_net) on