Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Adriana Lima shqiptare, vajza nga Rrësheni që ka rrugë të gjatë në modeling!

Adriana Lima shqiptare, vajza nga Rrësheni që ka rrugë të

Rrësheni i vogël fsheh yje të rrallë. Pas Adrola Dushit, një tjetër yll shqiptar po ngrihet për të rrokur qiellin. Është vetëm 17 vjeçe, quhet Blerta Dodaj dhe në krye të një viti arriti të krijonte një portofol fantastik e të zbulohej nga agjencia e njohur italiane "Giò Monte Models".

Adriana Lima shqiptare, vajza nga Rrësheni që ka rrugë të

"Për mua asgjë nuk ka qenë rastësi dhe fat.",-shprehet ajo për dritare.net. "E gjitha ka qenë produkt i punës së palodhur që kam bërë gjatë një harku kohor një vjeçar së bashku me fotografët e make-up artistët. Është një plus shumë i madh për mua që kam pasur babanë tim me vete, i cili më shoqëronte kudo që shkoja. Ai është menaxheri im, personi me të cilin konsultohem për çdo projekt që më propozohet, nëse duhet ta pranojmë apo jo".

Adriana Lima shqiptare, vajza nga Rrësheni që ka rrugë të

E karakterizuar nga një bukuri tipike shqiptare, nuk mund ta mohojmë ngjashmërinë e madhe që Blerta ka me supermodelen braziliane të "Victoria's Secret", Adriana Lima. Dhe jo më kot, Blerta është fansja numër një e Adrianës dhe modeli që po ndjek në rrugëtimin e saj.

Adriana Lima shqiptare, vajza nga Rrësheni që ka rrugë të

"Ndihem mirë kur dëgjoj krahasimin që më bëjnë me një modele e cila ka shumë potencial e ka arritur majat në këtë industri, në çdo cep të botës e sidomos në Amerikë. Është modelja që më inspiron gjithmonë." -thotë Blerta ndërsa tregon sesi karriera e saj kapërceu kufijtë.

Adriana Lima shqiptare, vajza nga Rrësheni që ka rrugë të

"Para dy javësh drejtori i agjencisë ku unë jam momentalisht më njoftoi se kishte planifikuar që të organizonte një set fotografik në Itali. Mezi pres shtatorin që të nisem për në Itali, sepse më pas më pret një shtet tjetër, të cilin preferoj ta mbaj surprizë për momentin.", tregon Blerta./dritare.net

Adriana Lima shqiptare, vajza nga Rrësheni që ka rrugë të