Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Nga drejtor shkolle, murator në Itali!

Nga drejtor shkolle, murator në Itali!

Albert Kola një ish-drejtor shkolle në Shqipëri, tani punon si murator në Romë. Historinë e tij e rrëfeu në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, ku tregoi për rrugëtimin nga mësues, në drejtor, e më pas murator në vendin fqinj. Kola tregoi në Dritare TV, se për të emigrimi ka qenë një sakrificë që e ka bërë për fëmijët.

“Ka katër vjet që punoj në Romë. Punoj murator. Është një kantier i madh ku punojnë rreth 100 persona. Në Shqipëri kam punuar si mësues në ’85, pastaj 6 vjet kam punuar në Milano si punëtor krahu dhe pastaj bëra disa kurse për murator. Kam qenë mësues i ciklit të ulët.

Nga drejtor shkolle, murator në Itali!

Kam përfunduar universitetin për mësues i ciklit të ulët në ’85, pastaj jam emëruar mësues në shkollën 8- vjeçare Fier dhe kam dhënë matematikë për dy vjet. Kam punuar dy vjet dhe për motive pune drejtori që ishte shkoi në një kurs dhe u vendosa unë drejtori i shkollës për një vit.

Pastaj edhe tre vite të tjera kam qenë drejtor shkolle në një vend tjetër dhe më vonë jam emëruar përsëri mësues matematike në vendin ku kam lindur, 3 kilometër nga Rubiku. Me origjinë jam mirditor. Motivi që kam emigruar me gomone dy herë, e kam arritur. Kam shkolluar fëmijët. Unë jam babi i 5 fëmijëve. Vij nga një mentalitet i vjetër që donim dhe një djalë dhe kam 4 vajza një djalë. Djali ka lindur pas 9 vitesh pasi kisha sjellë familjen në Itali. Në kohën kur unë emigrova isha babai i 3 vajzave dhe kisha gruan shtatzënë, prindërit që jetonim me mua. Vendosa të emigroja për një të ardhme më të mirë. Nuk shikoja të ardhme në Shqipëri për fëmijët e mi, sepse ne prindërit kemi gjithmonë detyrime për fëmijët. Prindërit e mi kanë bërë maksimumin për mua dhe unë do bëj maksimumin për fëmijët e mi”, u shpreh Kola në Dritare TV./L.F-dritare.net