Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Ndërtoi bujtinë mes Alpeve, Fatmir Berishta: Kurrë nuk është vonë për t'u kthyer në vendin tënd!

Ndërtoi bujtinë mes Alpeve, Fatmir Berishta: Kurrë nuk

Në zemër të Thethit, ndodhet bujtina Berishta. Dikur ka qenë shtëpia e gjyshërve, ku u rrit edhe Fatmir Berishta, që sot e ka kthyer në një oaz të turizmit shqiptar.

Turistët qe e vizitojnë, e dinë se te kjo bujtinë mes Alpeve, do të shijojnë gjelbërimin e verës e dëborës së dimrit, dhe dashurinë e jashtëzakonshme të një familjeje për vendin e vet.

Ndërtoi bujtinë mes Alpeve, Fatmir Berishta: Kurrë nuk

Për gazetaren Rudina Xhunga, në Dritare TV, Fatmiri rrëfen se dashurinë që kishte për Shqipërinë, e nxiti atë që të hapte këtë biznes, që sot pret turistë nga gjithë bota.

Ndërtoi bujtinë mes Alpeve, Fatmir Berishta: Kurrë nuk

“Kjo është shtëpia e vjetër, e gjyshit. E menaxhoj falë stafit të madh. Si shtëpi është e thjeshtë, me dysheme druri, e kemi restauruar. Por nuk kemi bërë ndryshim rrënjësor. Uji është direkt nga burimi nga mali, 2000 metër larg.

Po mendoj që të investoj, në gjëra, që i shërbejnë gjithë fshatit dhe vendit. Nuk pendohem që nuk ika. Nuk ka asnjë vend në botë, që mund të ngrija këtë biznes. E adhuroj Thethin, e kam dashur gjithmonë, edhe Shqipërinë. Pse duhet të ikësh nëpër botë, kur kudo që do të shkosh, do punosh për dikë. Ndërkohë në vendin tënd, nëse investon dhe rritesh, mund të punojnë të tjerët për ty.

Ndërtoi bujtinë mes Alpeve, Fatmir Berishta: Kurrë nuk

Kurrë nuk është vonë për të punuar në vendin tënd. Mundohem të ruaj sa më shumë traditën, gjërat e vjetra që kemi pasur. Ajo i intereson turistëve, luksi jo, e gjejnë kudo që shkojnë.

Kjo bujtinë, është shtëpia e Zotit dhe e mikut, mirë se të vijnë të gjithë”, tha Fatmiri në Dritare TV./M.K-dritare.net