Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Mastershefi libohovit: Si gatova për Enver Hoxhën!

Mastershefi libohovit: Si gatova për Enver Hoxhën!

Sedati, është shefi më i njohur në Libohovë. Dekada të tëra kushtuar kuzhinës. Një jetë në Libohovë, sepse siç tregon ai për gazetaren Rudina Xhunga në reportazhin e radhës në Dritare TV, nuk ia ka bërë zemra të shkojë tjetërkund. Një vit në Greqi, për të ishin 10 vjet të humbura në Shqipëri.

I njohur për gatime tradicionale, Sedati ka lënë mbresa të jashtëzakonshme edhe te Enver Hoxha, për të cilin gatoi kur ai bëri një vizitë në Libohovë.

“Unë kam gatuar për Enver Hoxhën. Kemi gatuar kur ai erdhi për vizitë këtu në Libohovë. Kishim një kuzhinë të asaj kohe, me qymyr druri ku gatuam gjëra tradicionale të Libohovës. Hoxha i shijoi në hijen e Rrapit të Libohovës. Më tepër pëlqeu gjërat tradicionale, një lakror me kokosh Libohove, qifqi, mish të pjekur në hell, byrek dhe kukurec”, tregon Sedati për Dritare TV./L.F-dritare.net