Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Plazhin në Qeparo e darkën në Kudhës!

Plazhin në Qeparo e darkën në Kudhës!

Jemi në Kudhës. Nuk është e thjeshtë të gjesh fjalët për fshatin mbi Jon, që t’i përpin të gjitha, e në këmbim, të jep veç ndjesi lumturie, gëzimi, e kënaqësie.

Plazhin në Qeparo e darkën në Kudhës!

I lashtë, me histori, kulturë, traditë, por për fshatin pak është folur e treguar, veçse të huajve. Si shpesh herë, ata na zbulojnë të parët.

Ndërsa ngjitesh mes rrugës që çan tokat me ullinj, kënaqësinë më të madhe e merr nga njerëzit. Ende me vendas, me shumë pak turiste, ndonëse portat e të gjithëve, janë të hapur për të gjithë.

Plazhin në Qeparo e darkën në Kudhës!

Dritare TV ndaloi në shtëpinë e tre mësuesve të Kudhësit mësues Vasil Tatës, mësues Dhimos i cili ka ndërruar jetë por shtëpinë e mban hapur bashkëshortja e tij, Maria Tata dhe mësueses Aleksandra Çani.

Plazhin në Qeparo e darkën në Kudhës!

Ku ka tavolinë në Kudhës, që në verë të mos jetë e mbushur plot me frutat e stinës, e në çdo kohë, nuk mungon kurrë, rakia. Pak e ftohtë për të shijuar më shumë në ditët e nxehta. Por ndonëse shumë gradëshe, nuk të deh sa parajsa që të rrethon me aroma, lule, pemë e zhurmat e gjinkallave. Ndërsa shijon një bisedë të këndshme, mësues Tata gjithë të mirat e këtij fshati, ia atribuon veçse njerëzve për të cilët thotë se bujarinë, e kanë të parën.

Plazhin në Qeparo e darkën në Kudhës!

“Këtu njerëzit gjejnë mikpritjen. Kemi shtëpi të mëdha për të pritur plot njerëz. Të vijnë falas”, thotë zoti Tata.

Shumë shpejt do të vijë dita që pushuesit të bëjnë plazhin në Qeparo, e të flenë në Kudhës. Fare afër Himarës, Qeparoit, Palasës, fshati rrëzë malit, buzë detit, duhet të jetë destinacioni juaj i radhës. Shko i pari, e na trego, vizitën tënde në Kudhës. Mos harro, është ende falas për njerëzit, që duan ta vizitojnë!

Fshati ka hapur dyert dhe të pret vetëm ty ta zbulosh.

Ndiqe të plotë reportazhin e realizuar nga gazetarja Rudina Xhunga dhe ekipi i Dritare TV, në Kudhës!/L.F-dritare.net