Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Historia e djalit të profesor Dhori Falos, që e rrëfente historinë e Voskopojës në katër gjuhë!

Historia e djalit të profesor Dhori Falos, që e rrëfente

Anton Falo është një ndër banorët e shumtë që kanë investuar në Voskopojë, fshatin turistik, që jehon nga pushuesit në çdo stinë. Për Dritare TV, zoti Falo rrëfeu se si gjithë kursimet e 20 vite punë në emigrim, vendosi t’i shpenzojë për të ngritur një biznes familjar.

Zoti Falo rrëfen se ka qenë një student ekselente, flet katër gjuhë (anglisht, frëngjisht, italisht, greqisht), ashtu si babai i tij Dhori Falo, mësues i nderuar, që njihte mirë historinë e Voskopojës, fshat që u dogj 3 herë.

Historia e djalit të profesor Dhori Falos, që e rrëfente

Dhori Falo

Ndër të tjera ai tregon se gjithë traditën dhe njohurinë që ia la i ati, dashurinë për Voskopojën, ta tregojë përmes guidave vullnetare që u bën turistëve që kanë dëshirën për të mësuar më shumë rreth këtij fshati.

“Vila Falo është një biznes familjar, që e kam ndërtuar prej dhjetë vitesh. Me ardhjen e demokracisë në Shqipëri në vitet 1990 unë me familjen ikëm në Greqi. Kam punuar për 20 vjet në Greqi në një restorant, buzë detit. Unë punova kamerier, gruaja kuzhiniere.

Kështu fituam përvojë dhe u kthyem në Shqipëri. Me të ardhurat që nxorëm atje investuam në tokën tonë, ngritëm këtë bujtinë të vogël familjare. Këtu bëjmë ushqime tradicionale të zonës sonë, që nga lakrori me dy petë në saç, mishi i qengjit, salcat, djathërat, turshitë, rakinë e kumbullës i kemi tonën.

Fisi Falo, është ndër familjet më të vjetra të Voskopojës, 500-vjeçare. Babai im ka qenë një njohës shumë i mirë i historisë, i kushtoi 6 libra Voskopojës.

Historia e djalit të profesor Dhori Falos, që e rrëfente

Më i veçanti është “Tragjedia e një qyteti”. Edhe unë isha student ekselent, por nuk fitova universitetin, pasi babanë e kisha partizan. Babai im fliste po ashtu 4 gjuhë, ishte mësues matematik-fizikë. Mbante titullin mësues i merituar, mësues i Popullit.

Vija shpesh me familjen në Voskopojë, pasi ika në emigrim, kështu më lindi dëshira të investoja në tokën që më la babai.

Historia e djalit të profesor Dhori Falos, që e rrëfente

Unë e dashuroj Voskopojën, këtë fshat, nuk do e braktis kurrë. Unë kam dhe parkun e bletëve me rreth 200 koshere. Pasi përveç restorantit dhe bujtinës që kam merrem edhe me bletari. Mjaltin e bletëve e përdor në restorant për mëngjes, për ëmbëlsira, ua servir turistëve, bëj dhurata. Qoftë guidën në kosheret e bletëve, qoftë mjaltin e kam vënë në shërbim të turistëve që janë të shumtë. Shumë turistë pasi shijojnë mjaltin në restorant, vijnë në park dhe e nxjerrin mjaltin vetë nga kosheret, hanë mjaltë me hoje, edhe e blejnë. Jo vetëm mjaltë, por edhe qumësht blete, propolis, dyllë blete.

Profesionin e bletarisë e kam traditë familjare. Që kur kam qenë 5 vjeç babai im vuri bletë dhe unë e ndihmoja babanë. Kështu vazhdova traditën e familjes sime. Unë i dashuroj bletët e do punoj me to deri sa të kem mundësi.

Kam turistë që më rikthehen çdo vit. Pushuesit që e vizitojnë Voskopojën ngelen përherë të kënaqur me shërbimin, ushqimin dhe çdo gjë tjetër. Kam besimin se Voskopoja do të zhvillohet shumë më tepër”, tregon zoti Falo./M.K-dritare.net