Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Historia e Bonës: Pse e lashë Athinën për Gjirokastrën!

Historia e Bonës: Pse e lashë Athinën për Gjirokastrën!

Në Qafën e Pazarit ka vetëm duar artë. Artistë e njerëz të punës që qëndrojnë si xhevahire në të dyja anët e Pazarit të vjetër në Gjirokastër. Aty është edhe Bona Design, e cila la Tiranën për t’u kthyer në vendin e origjinës së saj, për të bërë atë që ajo ka më shumë pasion.

“Unë jam e lindur dhe e rritur në Tiranë. Prindërit i kam gjirokastritë. Babai që kur ishte i ri thoshte me zor pres të dal në pension e të shkoj në Gjirokastër. Ai vdiq pa i bërë 50 vjeç, dhe unë u ktheva për të këtu. I bëj të gjitha veshjet vetë nga procesi i parë i punës deri në fund.

Vijnë shumë të huaj, por kam ndjerë shumë kënaqësi sidomos nga zonjat ambasadore që janë veshur këtu.

Në vizitën e saj në Gjirokastër ish-ambasadorja Yuri Kim mori një kostum lino me viza dhe u ndjeva shumë e lumtur kur ia pashë veshur në Amerikë”, u shpreh Bona për Dritare TV./dritare.net