
Himara në dokumentet e hershme, shqiptare, apo greke! Flet historiani Pëllumb Xhufi
Dritare.net
Gazetari Dritan Hila dhe historiani Pëllumb Xhufi nga Kalaja e Himarës, tregojnë historinë e këtij qytetërimi të hershëm. Akademiku tregon çfarë thonë dokumentet e hershme, nga Antikiteti, në Mesjetë dhe gjatë Perandorisë Osmane për Himarën, ishte vendbanim grek apo shqiptar. Sipas regjistrit të popullsisë, në Mesjetë edhe Perandorisë Osmane, thotë Xhufi, janë regjistruar emrat e kryefamiljarëve dhe nomenklatura ishte shqiptare.
“Kjo është kështjella e Himarës. Kësaj zone himarjotët i thonë Himara fshat. Por në fakt ky ka qenë një qytet shumë perëndimor. Kur vini në shekujt e XV-XVI, i thoshin Shën Sergit, Sergiopolis, e identifikonin me shenjtorin e vendin. Fakti që ka qenë edhe peshkopatë Himara që në shekullin e IX-X, tregon se këtu ka qenë vendi kryesor, vendi ku mblidheshin jo vetëm pleqësia e Himarës, por edhe më gjerë. Me termin Himarë përfshihej tërësia e kësaj zone, nga zona e bregut, Lumi i Vlorës, që quhet Plesha, në dokumentet e kohës, edhe zona e Kurveleshit. Këto bashkë përbëjnë Himarën, që përfshinte Himarën dhe Labërinë e sotme që në atë kohë quhej Arbër. Këtu ka ndodhur një fenomen që quhet metatezë, nga arbër, është bërë labë. Himara ka qenë vitrina e kësaj treve, jugore shqiptare, një vend që ka dalë në dokumentacione të hershme, që në shekullin e katërt. Dokumentet e antikitetit janë shumë të rralla, nuk merren me problemet që jemi sot. Në Mesjetë, në Himarë, fshatra të tjera, Palasë, Dhërmi, dalin regjistra të saktë të popullsisë së fshatrave. Këto dalin që nga koha Bizantine, gjatë Perandorisë Osmane. Nomenklatura është e gjitha në shqip, emrat janë shqiptarë, emra biblikë, Gjon, Gjin, Dedë, Nikë e Kolë. Këta janë emrat e fondit kryesor që janë marrë nga historia e krishterimit.”, thotë historiani në DritareTV./K.C/dritare.net

















