Fotografi dhe udhëtari britanik zbulon Ujëvarën e Peshturës!
Dritare.net
Fotografi dhe udhëtari britanik Robert Hackman në një cikël dokumentarësh që ka realizuar në bashkëpunim me Dritare TV, një prodhim i gazetares Rudina Xhunga ka përshkruar këtë herë zemrën e Labërisë, nga Vlora në Kurvelesh. Fotoreporteri tregoi Kuçin, historinë e Nivicës, Progonatin, monumentet e Kurveleshit dhe në fund Ujëvarën e Peshturës në të cilën shijon një zhytje në ujin e pastër kristal dhe brisk të ftohtë.
"Kur kam udhëtuar nëpër Kurvelesh, nuk kam zbritur kurrë në Ujëvarën e Peshturës. Është një rrugë e shkurtër, por kini kujdes nëse kaloni nëpër këto shtigje. Mezi pres të futem në ujë dhe të freskohem.
Çfarë dite. Një ditë e mrekullueshme në Kurvelesh. Labët që luftuan krah Zenel Gjolekës dhe mikut të tij kundër osmanëve, partizanëve që luftuan kundër italianëve dhe nazistëve, shpresoj të kenë pasur kohë të kenë shijuar zonën përreth si unë sot, kur ata fshiheshin në këto shtigje.
Nëse je në Vlorë merr me qira një makinë dhe eja në Kurvelesh. Ia vlen mundi. Unë po kthehem për një tjetër zhytje!", thotë fotoreporteri britanik./K.C/dritare.net