Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Flinim midis gjarpërinjve! Rrëfimi i rrallë i Neritan Cekës!

Flinim midis gjarpërinjve! Rrëfimi i rrallë i Neritan Cekës!

Neritan Ceka, i biri i arkeologut të parë shqiptar, Hasan Ceka, u interesua për arkeologjinë që fëmijë, kur shoqëronte të atin në ekspeditat arkeologjike të Apolonisë. Gjatë një vizite në Apoloni së bashku me gazetarin Dritan Hila ai tregon për Dritare TV, si nisën gërmimet e para në Apoloni për ta restauruar nga e para, deri në krijimin e një parku arkeologjik.

“Unë e kam parë Apoloninë, të ndërtohet nga e para. Gjithçka ka qenë e rrënuar, siç e ka gjetur Leon Rey, arkeologu francez në vitin 1930. Për herë të parë në Apoloni kam ardhur me babanë, në vitin 1948. Ne rrinim te një shtëpi që i thonim ndryshe shtëpia e frëngut, që ishte vila e Leon Rey-t. Erdha këtu dhe pashë një çudi sepse vija nga qyteti. Më bënë habi të gjithë gurët të cilët ishin të stolisur me ato shkronjat e pakuptueshme për mua asokohe.

Flinim midis gjarpërinjve! Rrëfimi i rrallë i Neritan Cekës!

Ky ishte prezantimi im i parë me Apoloninë. Kur erdhëm për herë te parë në Apolloni në ’47-’48-ën, vila e Leon Rey-t ishte e zbrazur, pasi e kishin grabitur, dyer, dritare. Shtëpia ishte e lyer, por ishte e rrethuar me gjarpërinj, nepërka. Ne shtronim rrogoza dhe pak batanije.

Pavarësisht vështirësive ne ishim të gëzuar, sepse po jetonim me punëtorët këtu në Apolloni. Krijuam një lidhje të fortë me njëri-tjetrin. Këtu me lindi dhe dashuria për arkeologjinë. Që i vogël dilja dhe mblidhja qeramika, rrija gjithë kohës në gërmim. Kur shkonim në Akropol, hapnim varret, gjenim eshtra, i pastroja ato dhe vazot e qeramikat që gjeja. Kjo ishte koha kur më lindi pasioni për arkeologjinë.”, thotë arkeologu Neritan Ceka./K.C.dritare.net