Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Çfarë u tregoj studentëve për Shqipërinë! Flet historiania amerikane

Çfarë u tregoj studentëve për Shqipërinë! Flet

Rebecca Shields është historiane arti dhe punon në Universitetin e Commonwealth të Virxhinias në Richmond. Ajo u mëson studentëve të saj për arkitekturën e shekujve 16-të, 17-të dhe 18-të. Mes leksioneve të saj, është gjithmonë Shqipëria. Në një intervistë për DritareTv, Rebecca tregon se shumë shpesh për Apolloninë, si vend bizantin.

"Unë jam historiane dhe jam e specializuar për historinë e mjedisit, historinë e arkitekturës dhe historinë e artit. Unë jap mësim histori arti në Universitetin e Commonëealth të Virxhinias në Richmond. Hulumtimi im është mbi historinë e arkitekturës britanike në shekullin e 17-të. Kështu që më pëlqen të jem në Shqipëri sepse e kam më të lehtë, shumë më lehtë se në Amerikë që të udhëtoj nëpër Evropë për të bërë kërkimin që duhet të bëj. Unë jap mësime në universitet për artin dhe arkitekturën e shekujve 16-të, 17-të dhe 18-të. Aktualisht jam duke punuar në librin tim për gratë arkitekte në Britaninë e shekullit të 17-të.

Unë flas shpesh me studentët për Shqipërinë. U kam mësuar më parë artin e botës klasike, Greqinë e lashtë, Romën e lashtë dhe gjithmonë u flas për Shqipërinë. U kam dhënë leksione për Apolloninë. Kam folur për Apolloninë si vend bizantin, sepse edhe atje ka bizantinë në historinë mesjetare. Kjo është magjepsëse për studentët amerikanë, sepse mjedisi i ndërtuar që kemi këtu zakonisht shkon prapa, në disa shekuj. Dhe të shohësh kaq shumë shtresa të historisë në një vend, ndonjëherë edhe në një ndërtesë, është diçka që ata nuk e kanë parë më parë. Apollonia është një rast studimi i mrekullueshëm, një vend që ka ndryshuar përgjatë shumë viteve, shumë shekujve, madje edhe mijëvjeçarit.", tregon Rebecca./K.C/dritare.net