Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Emigranti që la Poloninë për turizmin në Shqipëri!

Emigranti që la Poloninë për turizmin në Shqipëri!

I cilësuar si një parajsë e vogël, lumi i Shalës në liqenin e Komanit është kthyer në një nga destinacionet më tërheqëse lumore të Alpeve Shqiptare për turistët vendas e të huaj.

Dritare TV këtë herë ndaloi në këtë vend ku mikpritja e vendasve dhe klima e mrekullueshme mbizotëronte mbi gjithçka.

Gjatë bisedës me vendas dhe turistë ishte edhe një djalë i ri i cili mes shumë vështirësive, kishte emigruar në Poloni për një jetë më të mirë. I gjendur në një qytet ku depresioni mbizotëronte në gjithçka, ky i fundit vendosi në kthehet në vendit e tij të lindjes.

Sot, ai ka zgjedhur tjetër profesion, të ketë një guidë turistike për grupe që vijnë nga Polonia.

Rudina Xhunga: Jam me Xhino Cerovën tek ballkoni i Blinit. Sa të paparë polakët, super të trajnuar!

Xhino Cerova: Po sepse atje është bërë shumë modë tani ecja në male për të gjithë polakët.

Rudina Xhunga: Ti çfarë gjuhe flet?

Xhino Cerova: Unë flas polonisht gjatë gjithë kohën, kam studiuar atje, tani ofrojmë guida të licencuara.

Rudina Xhunga: Nuk ndenje në Varshavë?

Xhino Cerova: Isha larg Varshavës në një qytet pak depresiv, edhe pse ta humbja gjithë këtë diell, gjithë këtë bukuri këtu. Është shumë tërheqëse gjithë zona e Thethit gjithë zona e veriut, Komani është bërë hit turistik, nuk ke më nevojë ta reklamosh./dritare.net