Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Djali i një prej viktimave: Si ma vranë gjermanët babanë në Borovë, më 6 korrik 1943!

Djali i një prej viktimave: Si ma vranë gjermanët babanë

Në 6 korrik 1943, 107 gra, burra fëmijë e pleq, u masakruan në mënyrë mizore nga nazifashistët, në Borovë. Këtë javë, kur përkujtojmë luftën, Dritare.net sjell në vëmendje ngjarjen më të rëndë që ka ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore me një intervistë që gazetarja Rudina Xhunga ka realizuar me djalin e një prej viktimave të kësaj masakre.

Djali i një prej viktimave: Si ma vranë gjermanët babanë

Ai quhet Serafin Lika dhe në kohën kur babai i tij u vra, ishte vetëm 8 muajsh. Në këtë rrëfim ai jep detaje sesi e njohu të atin nëpërmjet tregimeve të nënës dhe si shpëtuan ai dhe nëna e tij nga gjermanët: “Në çdo përvjetor, më 6 korrik, unë vizitoj varrin e tij. Kur babai im vdiq, unë kam qenë 8-muajsh. Atë e njoha nëpërmjet tregimeve të nënës. Kur u vra, ai ishte 33 vjeç, kurse nëna 35. Ajo gjithmonë, si në refren, çdo natë, tregonte për atë ditë, kur babai vdiq”.

Djali i një prej viktimave: Si ma vranë gjermanët babanë

I pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga se si arritën ai dhe nëna tij të shpëtonin nga masakra, Serafin Lika tregon: “Ishte 6 korrik, ka qenë ora 13.00, kur pararoja e autokolonës gjermane filloi lëvizjen për të kontrolluar rrugën dhe më pas ra në përpjekje me partizanët në grykën e Barmashit. Babai kishte qenë anëtar i Këshillit Nacionalçlirimtar dhe atë ditë gjermanët e morën bashkë me 10 burra të tjerë dhe i sollën tek ura, aty ku edhe i pushkatuan”.

Djali i një prej viktimave: Si ma vranë gjermanët babanë

Serafini shprehet se në fillim babanë e varrosën tek ura, ku e pushkatuan, më pas tek kisha, e në fund tek varrezat e viktimave të Borovës: “Babanë e varrosën njëherë tek ura, më pas te kisha. Me rastin e 40-vjetorit të Borovës i kanë sjellë këtu, ku u bë edhe memoriali”. Gazetarja e intervistoi Serafinin te varri babait të tij. Ai qau dhe tregoi pengun e një jete: “Kam peng qe nuk e njoha. E njoh vetëm nëpërmjet fotografisë. Nuk e kam imazhin e tij. Nuk e kam.”/dritare.net

Djali i një prej viktimave: Si ma vranë gjermanët babanë

Ky rrëfim është marrë nga libri “Fletorja e Luftës” të gazetares Rudina Xhunga.