Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Dëshmia! Si u fshehën florinjtë në pyllin e Voskopojës!

Dëshmia! Si u fshehën florinjtë në pyllin e Voskopojës!

Raqi Qirinxhi në qarkun e Korçës njihet si profesor matematike, por që së bashku me nxënësit e tij të Liceut Francez braktisi mësimet dhe dolën malit për liri duke iu bashkuar çetës partizane.

Raqi Qirinxhi asokohe iu dha detyra si intendenti i Shtabit Operativ të Qarkut të Korçës. Raqi ishte përgjegjës për ndihmat që vinin nga misionet britanike dhe nga populli, të cilat fshiheshin nëpër pyje.

Zoti Anton Falo për Dritare TV tregoi se fundin tragjik të Raqit Qirinxhi;

“Në pyllin e Voskopojës janë vendosur gjatë Luftës së Dytë, barangat e Raqi Qirinxhiut, intendenti i Qarkut të Korçës. Të gjithë materialet e forcave partizane, nga veshmbathjet, ushqimet deri te florinjtë mbaheshin nga Raqi Qirinxhiu. Gjithë materialet silleshin me mushka në këtë pyll. Gjatë operacionit të gjermanëve në vitet ’44, forcat partizane dhe Raqi Qirinxhi u detyruan t’i digjnin të gjitha. Morën vetëm florinjtë, i ngarkuan në mushka, të ndihmuar edhe nga disa robër italianë. I dogjën të gjitha dhe morën vetëm florinjtë. Por pak kohë më pas Raqi Qirixhi u vra dhe nuk u mor vesh kurrë ku u fshehën florinjtë. Prej atëherë kërkimi për florinjtë në pyllin e Voskopojës vazhdon”, tha zoti Falo./M.K-dritare.net