Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Ata që ikin nga Shqipëria të më kenë zili mua që jetoj në Kuç

Ata që ikin nga Shqipëria të më kenë zili mua që

Zhaneta dhe Ajeti prej vitesh mbledhin rigon, sherbelë, çaj në mal dhe i shesin në dyqanin që e kanë hapur në zemër të fshatit Kuç. Çdo vit Ajeti shkon në majën më të lartë të Kuçit për të mbledhur rigon. Atje është i pastër thotë Ajeti elektricist në pension, por që tani mbledh erëza në malet e Kuçit. Unë thotë ai nuk do largohem kurrë nga Kuçi, sepse kam të ardhura të mira, pensioni, lokali, bletët. Ndaj Ajeti me modesti përcjell një mesazh për gazetaren Rudina Xhunga:

“Këta në Kuç po ikin jashtë për të punuar. Unë punoj këtu sepse nuk kam nevojë të iki. Vetë kam pension shumë të mirë, gruaja ka pension, lokalin e kam, bletët i kam. Unë i them atyre nga qyteti dhe atyre që kanë vajtur jashtë: “Të me keni zili sa të jeni gjallë.” Unë punoj sepse sa të kem frymë do punoj.”, thotë Ajeti ndërsa sit rigonin që ka mbledhur në majën më të lartë të Kuçit./K.C/dritare.net