Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

30 vitet e doktor Arbenit në Itali!

30 vitet e doktor Arbenit në Itali!

Me doktor Arben Gjekën u takuam virtualisht për herë të parë në fillim të pandemisë së kovidit kur ndau përmes DritareTv këshilla si të mbrohemi nga virusi. Sot e kemi në një emision për të folur për jetën e tij, 30 vitet në Itali. Në një rrëfim të gjatë për gazetaren Rudina Xhunga në rubrikën “Jeta ime të emisionit “Shqip” në DritareTv, Dr.Arbeni tregon vitet e vështira që nga tentativat për të ikur në Itali, drejt një të ardhmeje më të mirë, shkollimi dhe ushtrimi i profesionit të mjekut. Ndonëse e kishte një punë të mirë në Vlorë, në repartin e ndërhyrjes së shpejtë, ai e kishte vendosur që duhej të largohej nga vendi i tij për të marrë një diplomë mjekësore në Perëndim, sepse ajo e Shqipërisë sipas tij nuk po i premtonte asnjë të ardhme.

“Më 1 maj të vitit 1993 unë zbarkova në Brindisi. Sot u bënë 30 vjet nga mbërritja ime në Itali. Unë mbarova shkollën e mjekësisë në Shqipëri, kisha dhe një punë në Vlorë. Kur fillova punë të reparti 751 në Vlorë ku punoja në repartin e ndërhyrjes së shpejtë. Unë e kisha rrogën e mirë kur punoja te reparti ushtarak, por jo sa për të krijuar një të ardhme apo familje në Shqipëri.

30 vitet e doktor Arbenit në Itali!

Tentativa e parë për të ikur filloi në dhjetor të 1991-shit. Por finalja, kur mbërrita në Itali ishte në fund të prillit të 1993-shit. Gjeta një pasaportë false në Tiranë. Komandanti i portit ishte një shoku im, më hipi ai në traget. U nis trageti, morëm diçka për të pirë na erdhi marinari na futi te varkat e shpëtimit se mos na kapnin. Ishte mezi i natës, shumë ftohtë, ishin 7-8 në një varkë ku qëndruam për disa orë. Pas disa orësh na mori marinari na futi në kabinën e tij. Ajo ishte për një person, ne ishim shumë vetë. Arriti trageti në port, zbritën pasagjerët, u fik ventilimi në kabinë dhe filloi po na merrej fryma . Unë e kuptova që mungonte oksigjeni u afrova te çelësi që të merrja frymë. Ndërsa të tjerët mezi po merrnin frymë, po humbisnin ndjenjat. Për fat erdhi marinari, na nxori nga kabina. Shkova në Torino te shokët e mi. Aty fillova të kërkoj pune, për të pasur dokumente. Për të vazhduar shkollën e mjekësisë duhet të kisha dokumente, punë. Sapo kërkova nuk e gjeta dot një punë për disa muaj. Shkova në Kolegjin e Infermierëve me diplomën e mjekësisë së Vlorës. Drejtoresha e kolegjit më premtoi që do më ndihmoje, por nuk e bëri. Një tjetër më premtoi se do më punësonte, por t’i jepja tre muaj rrogë, por edhe kjo nuk u bë, pati disa tentativa të dështuara sepse isha pa dokumente. Në gusht nisa punë në mirëmbajtje. Për disa muaj punova në Mon Blanc në një kantier, duhej të restauronim një hotel të viteve 1800. Përveç se shumë ftohtë, rrezikova dhe jetën disa herë. Por unë bëja çdo punë nuk thosha kurrë jo.”, u shpreh doktor Arbeni.

30 vitet e doktor Arbenit në Itali!30 vitet e doktor Arbenit në Itali!

Megjithëse punonte çdo punë për të mbijetuar, arritja e parë dhe fillimi i rrugëtimit të tij drejt suksesit ishte pajisja me dokumente italiane që do t’i hapte dyer të reja, për punën në rrugë ligjore, pastaj shkollimin dhe në fund ushtrimin e profesionit si mjek.

“Pronari i hotelit pas shumë punësh që bëra më bënë edhe dokumentet. Në 1995-ën mora garancinë dhe erdha në Shqipëri. Mora dokumentet që më duheshin nga Fakulteti i Mjekësisë i përktheva i noterizova dhe i çova në ambasadë. Bëra kërkesë për t’u futur në Universitetin e Mjekësisë në Torino. U regjistrova në fakultet, ku edhe punoja edhe studioja. Punoja te qendra e fitensit që hapi pronari që më bëri letrat. Në këtë qendër vinin shumë personalitete. Unë u diplomova në korrik të 1997-ës.

30 vitet e doktor Arbenit në Itali!

Ndonëse pronari më premtoi se do më bëjë pronar hoteli të qendrës së fitnesit unë kisha vetëm një objektiv. Të bëhesha mjek, jo të menaxhoja hotele. Në ‘98-ën dhashë provimin e shtetit dhe më vonë më regjistruan në Urdhrin e Mjekut, duke më dhënë të drejtën të ushtroja profesionin, nisa punën në urgjencë. Pastaj bëra specializimin.

30 vitet e doktor Arbenit në Itali!

Pas një shkëputje të gjatë disavjeçare për shkak të fëmijës që kisha sëmurë, u riktheva në mjekësi duke bërë master dhe pastaj nisa të punoja në urgjencën e spitalit. Fitova një konkurs për vartës publik në fushën e mjekësisë në Torino. Që nga periudha e kovidit u hap një grup prej 6 personazh dhe na futën në qendrën e koordinimit të urgjencave, ku kontaktonim me gjithë botën dhe sot e kësaj dite jam këtu, në shërbim të atyre që kanë nevojë për mua, për të gjithë ne.”, e mbylli tregimin doktor Arben Gjeka./K.C/dritare.net