Historia e 21-vjeçarit që punon me babanë në fermën e derrave
Dritare.net

Në një kohë kur shumica e të rinjve synojnë të largohen jashtë vendit ose të ndjekin karriera urbane, Erison Ndrca, 21 vjeç, ka zgjedhur një rrugë tjetër: të kthehet pas studimeve dhe të punojë në fermën familjare në Mamurras.
I diplomuar për Ekonomi në Universitetin e Tiranës, ai sot është pjesë aktive e Fermës Ndreca, duke u angazhuar çdo ditë në menaxhimin dhe funksionimin e aktivitetit blegtoral.
Erisoni tregon për gazetaren Rudina Xhunga se kthimi në fermë nuk ka qenë një vendim i rastësishëm, por një zgjedhje e natyrshme pas përfundimit të studimeve. Ai thekson se përpiqet të fusë një frymë të re në bizensin e prindërve të tij.
“Babai është ai që merr iniciativat, por, unë dhe vëllai, si të rinj, mundohemi gjithmonë të sjellim një frymë të re, më moderne, më teknologjike.”
“Secili ka rolin e vet. Dikush merret me ekonominë, dikush me tokën, dikush me derrat. Nuk ka rëndësi çfarë zgjedh, rëndësi ka të bëhet puna.”, thotë babai i Erisionit, Petriti, i zoti i Fermës Ndreca.
Në fund të intervistës, Petriti çon një mesazh për të rinjtë:
“Duhet të ëndërroni. Mos ndaloni së ëndërruari. Unë jam 50 vjeç dhe vazhdoj të ëndërroj dhe të punoj për të realizuar ëndrrën time. Sepse shoh një pesimizëm te të rinjtë sot."/drtare.net