
Himarë/ Humbin dy turistë belgë, në kërkim prej mbrëmë
E Premte 19 Prill 2019, 08:08
Dritare.net

Policia është vënë në kërkim të çiftit të humbur që prej mbrëmjes së djeshme, dhe kërkimet vijojnë edhe sot.
Turistët kishin dalë për shëtitje dhe alpinizëm, ndërsa kanë humbur çdolloj kontakti.
Ata edhe në këto momente po kërkohen nga policia, në malin e fshatit Vranisht, ku dhe dyshohet se aty mund të kenë qëndruar./E.B-dritare.net

















