
Hila: I ka vdekur nëna, në 30 qershor mbahen zgjedhjet
Dritare.net

Hila: E kam thënë se në zgjedhje do të shkohet si çeçoja me një këmbë. Zgjedhjet do të bëhen me 30 por të shohim se kur do të bëhen zgjedhjet parlamentare. Do të bëhen kur ti interesojë Ramës se Rama del më i fortë në këto zgjedhje, këtë se kanë parashikuar këta. Rama mund të dojë ti bëjë dhe në 2021, atëherë kur ja njeh Kushtetuta. Është në dorë të Ramës të shkarkohet, se shkarkon dot asnjë njeri tjetër.
Hila tha se votimet e 30 qershorit kanë bekimin edhe të ndërkombëtarëve.
Hila: Nga sa arrij të lexoj unë ndërkombëtarët, i ka vdekur nëna që në 30 do të mbahen votimet dhe do të kemi 61 kryetarë bashkish të PS që do ta hanë mandatin 4 vjeçar si më të mirët. Ishte një gafë mospjesmarrja e opozitës në zgjedhje. Sot amerikanë janë shprehur se data 30 është datë zgjedhjesh, kësaj pune i ka vdekur nëna dhe ne bëjmë muhabet kot e pranon apo se pranon opozita./ I.M-OraNews

















