Hetimi ndaj Trump zbardh prapaskenat: Ja pse u tërhoq kandidatja për ambasadore në Shqipëri!

 

Kathleen Kavalec ka qenë e nominuara e parë e Presidentit Donad Trump për ambasadore të SHBA, në vendin tonë.

Ajo u tërhoq nga kandidimi, ndërsa arsyet e vërteta edhe pse mbetën të pazbardhura, janë zbuluar nga hetimi që po bën kongresi për Presidentin Trump.

Fiona Hill ish këshilltarja kryesore e presidentit Trump për sigurinë ka dëshmuar përpara Kongresit Amerikan, ndërsa është pyetur edhe për të nominuarën për ambasadore në Shqipëri Kathleen Kavalec.

Përgjigja e Hill, ka qenë se kandidatura e Kathleen Kavalec, u minua pas përfshirjes së një kompanie lobimi e kontraktuar nga Partia Demokratike në Shqipëri, shkruan “TCH”

“Unë e njoh zonjën Kavalec. Ishte nominuar për të qenë ambasadorja jonë në Shqipëri deri në momentin kur një kompani lobuese, për llogari të shqiptarëve përdori lidhjet e saja të parëndësishme me Chris Steele për ta hequr atë si të nominuar. Ky është një shëmbull se si dikush u trajtua në mënyrë poshtëruese”- tha Hill.

LEXO DHE :  Foto/ 29 vjet nga Lëvizja Studentore e dhjetorit 1990

“Pikërisht ky grup lobimi nisi ta akuzonte Kavalec si pjesë të një konspiracioni dyshues. E në të tilla kushte nominimi i saj për ambasadore në Shqipëri u fut në sirtar paçka se ajo do të ishte një ambasadore e shkëlqyer në Shqipëri, gjë për të cilën kishte nisur edhe të mësonte gjuhën shqipe”- vijoi më tej Fiona Hill./ I.M-Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.