
Hetim i imtësishëm pasurisë së Tahirit, nxirren dosjet nga bankat dhe hipotekat
Dritare.net

Informacion i detajuar pritet nga bankat e nivelit të dytë, pas verifikimeve të llogarive në emër të Tahirit dhe familjarëve të tij më të afërt. Një sërë shkresash i janë nisur edhe hipotekave për të pasur një listë të pronave të paluajtshme që ish-ministri i Brendshëm dhe rrethi i tij familjar posedojnë. Raportim është kërkuar edhe nga drejtoria e transportit rrugor për makinat që janë në emër të ish-ministrit shkruan TvKlan.
Të dhëna, prokuroria ka kërkuar edhe nga OSHEE, por pa specifikuar se për çfarë do të shërbejnë në hetimin e kësaj dosje. Krimet e Rënda me këtë veprim hetimor kërkojnë që të hedhin dritë mbi dyshimet që ata kanë se Saimir Tahiri ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës që kryente grupi "Habilaj" dhe për këtë ai ka përfituar shuma të ndryshme monetare. Në të njëjtën kohë e njëjta procedurë është ndjekur edhe për Orest Sotën në makinën e të cilit u gjetën 863 mijë euro dhe 2 patenta lundrimi të Saimri Tahirit./D.M-Dritare.net

















