Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Heshtja duhet të shuhet

Heshtja duhet të shuhet

Nga Rajmonda Basha

Rinia. Fjala më kuptimplotë dhe më e bukur e çdo kohe. Por çfarë rëndësie ka kjo fjalë në qoftë se nuk i japim formë. Pse e quajmë veten rini, pse themi që ne jemi e ardhmja? Pse mendojmë që gjithçka e mirë duhet të bëhet për ne? Pse kërkojmë shumë gjëra nga "të tjerët" kur ndërkohë nuk bëjmë asgjë për veten. Kam shumë pse, por më shumë deshirë kam që të kisha një sepse për të gjitha këto. Dikur, në një kohë jo shumë të largët, vetëm një vit më parë, ne ngritëm krye. Treguam që ne jemi ktu, jemi më të fuqishëm se çdo "fuqi" më të fuqishëm se çdo pushtet. Ne u bëmë bashkë, u përpoqëm dhe ia dolëm. Po, vërtet ia dolëm. Besoj që e kuptoni për çfarë po flas. Po flas për filmin më të bukur të historisë së demokracisë së Shqipërisë, për filmin ku aktorët ishim vetë ne, studentët. Studentët e dhjetorit të dytë. Çdo film e ka një fund, por ky i yni sapo ka filluar. Është e dhimbshme që në demoralizim të plotë të dëgjohet se thuhet ne humbëm, kërkesat tona vdiqën, u tretën së bashku me protestën tonë që ngeli vetëm si gjurmë në histori. Jo e dashur rini jo. "Beteja jonë sapo ka filluar". Tani jemi më të gatshëm se kurrë. Nëse "dikur" protestonim për disa gjëra që edhe nuk i kuptonim, edhe nuk dinim të ju jepnim përgjigje, "tani" vizioni është i qartë. Është koha për ringritje. Tani më të fortë se kurrë. Qeshu rini qeshu! Bota është e jotja./dritare.net