Hëngri picë pa e ditur se ka proshutë, vegani pëson traumë psikologjike
E Martë 22 Tetor 2019, 23:11
Dritare.net
Ai e kuptoi se diçka nuk shkonte sapo nisi të hante picën e tij.
“Pata një ndjesi të tmerrshme. Kuptova që kisha ngrënë një kafshë. Mosngrënia e kafshëve është bërë pjesë e besimit tim dhe u ndjeva i turpëruar. Gjithashtu, pata një ndjenjë të madhe faji. U shokova”, tha Hukins.
“U ndjeva i tradhtuar sepse më siguruan që ishte picë vegane. Jam vegan prej 4 vitesh tashmë dhe fakti që kam ngrënë një kafshë pa dijeninë time i ka hedhur poshtë të gjitha vlerat e mia”, shtoi australiani i traumatizuar./ I.M-Dritare.net