Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Helmoi vjehrrën, zbardhet dëshmia e nuses: Më fuste në sherr me burrin

Helmoi vjehrrën, zbardhet dëshmia e nuses: Më fuste në sherr
Zbardhet dëshmia e nuses që donte të vriste vjehrrën e saj, pasi i hodhi helm në një gotë me kos. Nusja 19-vjeçarja kishte vetëm 4 muaj që ishte martuar dhe jetonte me prindërit e burrit, pasi ky i fundit ishte emigrant në Greqi. Pas largimit të bashkëshortit, duket se marrëdhënia nuse-vjehrre nuk ka qenë fare e mirë, madje me zënka të përditshme për arsye nga më të ndryshmet.

“Ma nxiu jetën, prandaj doja ta helmoja. Që nga momenti që bashkëshorti u nis drejt Greqisë ku jetonte si emigrant, vjehrra ma bëri jetën skëterrë. Për çdo gjë që ndodhte fajin ma hidhte mua. Pse kështu, pse ashtu. Unë isha nuse e re dhe doja pak kohë të përshtatesha me njerëzit dhe me shtëpinë. Ajo ishte e paduruar. Kishim zënka nga më të ndryshmet. Filloi të ankohej te burri im, djali i saj, duke e fryrë me gënjeshtra. Na fuste në sherr. Rri në telefon gjithë ditën, i thoshte, nuk punon, nuk na dëgjon, bën sipas kokës së saj. Ndërkohë që asgjë nga këto nuk ishte e vërtetë”, është shprehur nusja, e arrestuar për akuzën e vrasjes, shkruan Panorama.