Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Haradinaj: Vlora Çitaku, ambasadore e Thaçit në SHBA, jo e Kosovës

Haradinaj: Vlora Çitaku, ambasadore e Thaçit në SHBA, jo e
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se, ambasadorja, Vlora Çitaku nuk përfaqëson vendin në SHBA, po presidentin Thaçi. Ai u shpreh më tej, se është për t'u ardhur keq, që Kosova nuk ka një ambasadore të denjë në SHBA.

 “Ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku nuk e përfaqëson Kosovën. Por e përfaqëson Hashim Thaçin atje. Nuk e përfaqëson Kosovën atje. Nëse e kam pas interes personal, i kom thanë Amerikës që e kam për veti, nëse e kam pas për Deçan, i kam kallëzuar. Kam ditë me i kallëzuar pse. Kurrë s’kam shkuar me i thanë Amerikës diçka që s’është mirë për Kosovën. Nëse kam shkuar, i kam thënë a ma bon naj ndihmë personale. Po jo me marr në qafë krejt Kosovën për një hall temin. I lus amerikanët t’i dallojnë këto kërkesa: që janë për hall personal, e që janë për një Kosovë. I lus këta tonët që kur kanë ndonjë hall t’i thonë në sy amerikanëve çfarë halli kanë e të kërkojnë ndihmë.",- tha Haradinaj./K.C/dritare.net