Hap pas hapi/ Telefonata, sherre dhe diskutime. Si lindi kriza në familjen mbretërore!
Dritare.net
Me kalimin e kohës, zhvillimet që i bëri Harry dhe Meghan Markle të "jepnin dorëheqjen" si anëtarë të familjes mbretërore britanike dolën në dritë.
Sipas “Daily Mail” plani për t’u larguar nga familja mbretërore e çiftit është i hershëm.
Gjithçka fillon në maj, kur lindi Archie i vogël, bebeja e Meghan e Harry, në atë kohë çifti filloi të flasë për çlirimin e tyre nga detyrimet e kurorës mbretërore, shkruan dritare.net
Meghan, shpesh-herë me lot në sy, ka folur ashpër për mediat dhe tabloidet, për komentet jo fort të mira të këtyre të fundit. Pikërisht këto media dhe shkrime, duket ta kenë shtyrë Meghanin të dalë nga skena publike, por kalimi nga ideja në veprim ka një rrjedhë tjetër.
E gjitha fillon në fillim të nëntorit 2019, kur mbretëresha Elizabeth II do të telefononte nipin e saj të preferuar, Harry-n, për ta pyetur nëse do t’i kalojë pushimet e Krishtlindjeve në Sandringhamm, ku e gjithë familja ishte mbledhur, si zakonisht.
Mbretëresha 93-vjeçare nuk e thërret kurrë askënd personalisht në telefon, por telefonata me nipin e saj, tregonte shumë. Madhëria e Saj, mëson se Harry dhe Meghan do të kalojnë Krishtlindjet jashtë vendit. Nipi nuk u shqetësua as të njoftonte gjyshen për programet e Krishtëlindjes. Dhe pikërisht kjo gjë, është e çuditshme, shkruan dritare.net
Një vrazhdësi ndaj sovranit, siç është ajo e mos-paraqitjes në Balmoral gjatë verës, pavarësisht nga ftesa e qartë e mbretëreshës, dhe së dyti Krishtlindjet, ishin kulmi.
A ishte kjo shenja e qartë e një krize në familjen mbretërore?
Por, edhe pse mbretëresha nuk e kishte pritur mirë që nipi me gruan e tij, nuk do të ishin në festën e Krishtlindjes, duket se ajo ishte vetëm maja e ajsbergut. Gjithçka arriti kulmin, kur natën e Vitit të Ri, Harry telefonon mbretërinë, dhe u njofton nga telefoni vendimin se ai me bashkëshorten e tij, Meghan, duan të dorëhiqen, shkruan dritare.net
Gjatë një jave me pushime, duket se ata kishin marrë kohën e duhur për të reflektuar, dhe të llogarisnin gjithçka, përfundimi? “Do të japim dorëheqje”
Ky lajm nuk u dha për publikun menjëherë, por Mbretëresha dhe Carlo, duket se i kanë thënë diçka Harry-t: "Ok, nëse dëshiron këtë, kjo do të bëhet. Kthehu përsëri në Londër dhe le të flasim për të."
A u pajtuan të gjithë për këtë marrëveshje? Jo!
Gjatë pushimeve, dukët e Sussex-it ndiheshin të përjashtuar nga familja mbretërore, të padëshirueshëm. Pse?
Pika e parë: në Krishtlindje, Mbretëresha mbajti fjalimin e zakonshëm përshëndetës në televizion, dhe në tavolinën e saj nuk kishte asnjë foto të Harry dhe Meghan ose Archie. Pika e dytë: Fotografia e Elisabetta me Carlo, William dhe George të publikuar për Vitin e Ri i bëri të dy të ndjehen edhe më larg nga familja. Dhe mbase kjo ishte pika që e bëri “gotën” të derdhej.
Pas kthimit në Britani të Madhe pa fëmijë, Meghan dhe Harry menjëherë shprehën gatishmërinë e tyre për bërë një ndarje të qartë dhe të shpejtë. Të hënën në mbrëmje, 6 janar, u thirr një mbledhje në Frogmore Cottage, "një këshill lufte", thotë media britanike, me stafin e bashkëpunëtorëve, në të cilin pjesëmarrësit u përpoqën ta bindnin çiftin të prisnin, duke sqaruar se veprimi duhej të kalibrohej dhe kryhej në mënyrë të këndshme, në mënyrë që të mos gjeneronin probleme dhe pasoja negative në kurorë, shkruan dritare.net
Debate të ashpëra lindën, telefonata pafund, dhe diskutime të gjata. Asnjë rezultat, vendimi u mor dhe njoftimi u bë të mërkurën, me 8 janar, në 18:30, në rrjetet sociale.
Dhe kështu, stafi i shërbimit në mbretëri, i cili kishte lënë zyrat kur u dha lajmi në mediat sociale, u thirrën përsëri në punë për të frenuar "ortekun" dhe vetëm në 8.13 pasdite arriti njoftimi zyrtar i Pallatit Buckingham në të cilin u shpjegua që Mbretëresha kishte marrë kërkesën e çiftit për dorëheqje, ndërsa çështja ishte e ndërlikuar./ Isa Myzyraj-Dritare.net