Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Grupi gjerman "Miqtë e Hekurudhës", surprizohen në tren nga Mrizi i Zanave

Grupi gjerman "Miqtë e Hekurudhës", surprizohen në tren
Një grup turistësh gjermanë të quajtur “Miqtë e Hekurudhës”, janë surprizuar vërtet bukur nga stafi i agroturizmit “Mrizi i Zanave”, në Lezhë.

Ata janë 45 turistë që kanë pasion të shëtisin botën me trena të vjetër, dhe ndërsa ishin ndalur në Lezhë për shkak të një defekti të trenit Vorë-Shkodër, Mrizi i Zanave i ka qerasur me raki, petulla, djathë e mjaltë.

Visualizza questo post su Instagram

Mjaltë, djathë, raki e petulla, turistët gjermanë që shëtisin botën me trena të vjetër, surprizohen nga Mrizi i Zanave!

Un post condiviso da Dritare.net (@dritare_net) in data:

Ushqimi u është servirur brenda në tren nga kamarieret me veshje popullore, ndërsa në sfond kishte dhe muzikë me violinë.

Visualizza questo post su Instagram

Grupi i turisteve gjermane “Miqte e Hekurudhës”, darkë te Mrizi i Zanave në Lezhë

Un post condiviso da Dritare.net (@dritare_net) in data:

Ky gjest i rrallë u ka bërë përshtypje  “Miqve të Hekurudhës”  të cilët më pas kanë shkuar në restorant, ku po shijojnë një darkë në mjedisin e bukur dhe familjar të Mrizit./dritare.net