Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Grabitja në Rinas, arrestohet punonjësi që i ndihmoi nga brenda aeroportit

Grabitja në Rinas, arrestohet punonjësi që i ndihmoi nga brenda
Pas disa muajsh nga grabitja e bujshme në Rinas, policia ka shoqëruar një tjetër person në polici.

Dyshohet se ai ndihmoi nga brenda aeroportit autorët për grabitjen e parave, duke i njoftuar për futjen e parave në pistë, orarin dhe lëvizjet.

Momentalisht është duke u marrë një pyetje nga policia.

Deri më tani policia ka vënë në pranga 6 persona të dyshuar si të përfshirë në grabitje, Ragip Hajdini, Elton Pikli, Alkond Bengasi, Renaldo Sulaj, Oltjan Veseli dhe Saimir Cela dhe janë shpallur në kërkim Klement  dhe Eldi Çala. Nërsa koka e organizimit të grabitjes, Admir Murataj, u vra sapo u largua nga aeroporti, pas një shkëmbimi zjarri me policinë./E.B-dritare.net