Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gjykata Kushtetuese/ Meta tha të pezullohet procesi, Balla: Të hënën votojmë dy anëtarët

Gjykata Kushtetuese/ Meta tha të pezullohet procesi, Balla: Të

Në një relacion të gjatë pak ditë më parë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta sugjeronte që të pezullohej procesi për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në lidhje me këtë kërkesë të Metës, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka thënë se kjo gjë nuk do të ndodhë, dhe se të hënën do të votohen dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese.

“Është e vërtetë që në mes të tetorit të kaluar KE nuk arriti të merrte vendimin për celjen e negociatave, por nuk duhet të jemi pesimiste. Qeveria jonë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama i ka përmbushur të gjithë detyrimet që ka për fillimin e bisedimeve. Ne përmbyllim ditën e hënë fazën e parë të plotësimit të vakancave në gjykatën Kushtetuese, Kuvendi do të zgjedhë dy anëtarët e Kushtetueses të hënën. Për të mundësuar që deri në fund të janarit Kuvendi të ketë zgjedhur edhe anëtarin e tretë të gjykatës Kushtetuese që i takon Kuvendit të Shqipërisë. Ky është hap i rëndësishëm për të mundësuar që brenda pranverës ajo të jetë funksionale”-theksoi Balla në takimin ku prezantoi kandidatët për delegat të PS.

Ai deklaroi me tej, se brenda Krishtlindjeve do te përmbyllet edhe Reforma Zgjedhore, sipas rekomandimeve te OSBE-ODIHR.

“Do t’i kalojmë në kuvend për të qenë gati implementi i tyre për zgjedhjet e 2021. Dyhet të ndryshojmë rregullat për financimin e partive politike”- Tha Balla, duke iu referuar zhvillimeve me te fundit, teksa tha se “Drejtësia sapo vërtetoi që një parti politike ka falisifikuar deklarimet sa i përket financimit e ky është një akt i rëndë që tregon se rregulluat duhen forcuar që të mos lejojmë asnjë financim të huaj.”./ I.M-Dritare.net