Na ndiqni edhe në

Arkiv

Gjendet i pajetë në kanalin vaditës 28-vjeçari nga Shkodra

Gjendet i pajetë në kanalin vaditës 28-vjeçari nga Shkodra
Një 28-vjeçar është gjetur i mbytur në kanalin vaditës në fshatin Kullaj në Shkodër. Sipas policisë 28-vjeçari ishte larguar prej ditësh nga shtëpia dhe vuante nga depresioni.

“Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 07.12.2019, rreth orës 22.30, nga familjaret e tij është gjetur i mbytur në ujë në një kanal vaditës afër banesës së tij në fshatin Kullaj, Shkodër, shtetasi L.B., 28 vjeç, i cili ishte larguar nga banesa para disa ditëve dhe vuante nga depresioni.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe shkaku i vdekjes dyshohet nga mbytja në ujë.”,- njofton policia./K.C/dritare.net