Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gjata: Kryeprokurori nga kuvendi dëmton reformën në drejtësi, ja si mund të zgjidhet ai!

Gjata: Kryeprokurori nga kuvendi dëmton reformën në
I ftuar në #DritaremeRudinën juristi Ҫlirim Gjata ka folur në lidhje me zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, dhe procedurat që sipas tij duhet të ndiqen në situatën që gjendet vendi, në një kohë kur nuk është krijuar akoma Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Sipas Gjatës, zgjedhja e kryeprokurorit nga Kuvendi dëmton reformën në drejtësi, sepse sipas tij, kushtetuta e parashikon qartë se kryeprokurori zgjidhet vetëm nga KLP, por në mungesë të këtij institucioni Gjata rekomandon një zgjidhje të ndërmjetme që sipas tij e ofron vetëm dispozitat kalimtare të Kushtetutës.

Juristi deklaron se nuk mund të quhet i mbaruar mandati i kryeprokurorit Llalla, sepse sipas tij nuk mundet kuvendi të përcaktojë mbarimin e mandatit të kryeprokurorit, por bëhet me vendim të KLP.

Gjata gjithashtu shton se duhet të pritet që të krijohet KLP që procesi të filloj normalisht./ I.M-