Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gazetarja: Turp më vjen, por kam kthyer unazën e martesës dy here

Gazetarja: Turp më vjen, por kam kthyer unazën e martesës dy here
Gazetarja Fjodora Fjora, ka qenë e ftuar në Glamur Zone, ku ka folur për jetën e saj personale. Ajo është një nënë beqare, e cila disa herë ka qenë prag martese, por siç është shprehur gjatë intervistës, nuk ka qenë gati të hedhë hapin e të thotë 'po'. Ajo ka rrëfyer se 2 herë ka kthyer unazën, për një mijë e një arsye.

Ester Bylyku: Ti ende nuk je martuar. E mendon ndonjëherë përse, çfarë mund të ketë ndodhur?

Fjodora Fjora: Nuk e di nëse e kam thënë ndonjëherë publikisht. Në rastin tim kanë qenë dy arsyet e mëdha. E para, kur më ka ardhur martesa në derë, më ka ardhur minimumi tre herë, madje qesh dhe u them njerëzve të mi:

“Turp më vjen ta them, por në dy prej tyre e kam kthyer unazën. Për 1 mijë arsye, nuk ka ndodhur. Zakonisht për gjëra që i kam vendosur unë. Ndihesha e vogël, ndihesha jo gati. I kam shkuar martesës shumë afër, por nuk kam qenë e bindur, dhe nuk mërzitem fare për këtë. Sepse kam kuptuar që institucioni i martesës nuk bën për mua. Unë kam pasur lidhje të gjata dhe kjo nuk më ka penguar të jetoj shumë mirë jetën time dhe të lum", ka rrëfyer gazetarja gjatë intervistës./L.F-dritare.net