
Krimi/ Gazetarja: Një armë e gjen edhe me 100 euro
Dritare.net

“Shumica e vrasjeve janë bërë me armë zjarri. Është e frikshme të dëgjosh se sa lehtë e gjen një armë në këtë vend, edhe me 100 euro e gjen, kjo është një lehtësi e frikshme. Është krijuar një frymë që policia dhe Ministria e Brendshme është bunkerizuar, nuk flet për gazetarët.",- tha gazetarja.
Ndërkohë, socialogu, Alfred Halialj, tha se shoqëria kur dëgjon për ngjajre të tilla pëson shok.
“Kur një shoqëri traumatizohet përditë me ngjarje të tilla kjo ndodh, frika hyn tek gjithsecili. Situata është përtej pasqyrimit në media. Jemi në situatën që një i ri që punon me ndershmëri nuk shpërblehet duke arritur tek një fazë e dytë kriminaliteti për tu pasuruar shpejt. Niveli i kriminalitetit ka të bëjë me mënyrën e fitimit të parave në mënyrë të shpejtë”,- u shpreh ai./K.C/dritare.net

















