Gazetari që po trazon politikën ndërkombëtare, Trump: Arabia Saudite do të paguajë rëndë nëse është e përfshirë
Dritare.net
Trump ka deklaruar se nëse Arabia Saudite është e përshirë në këtë ngjarje, do ta paguajë rëndë.
Në një intervistë televizive, Trump tha se administrata e tij është mjaft e shqetësuar për këtë rast.
Khashoggi, një opinionist i Washington Post, hyri në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor për të marrë dokumenta që do të lejonin që ai të martohej me të fejuarën e tij turk. Ai nuk është parë në publik që atëherë, shkruan Dritare.net.
Të premten, burime të panjohura kanë thënë për “Cnn” se autoritetet turke kanë dëshmi audi dhe video se gazetari u vra brenda në konsullatë.
Nga ana tjetër Arabia Saudite, e ka mohuar kategorikisht përfshirjen e saj në këtë ngjarje.
Komentet e Trump erdhën pasi një numër I madh i bizneseve globale u tërhoqën nga një samit i ardhshëm në Arabinë Saudite, lidhur me shqetësimet rreth zhdukjes së Khashoggi./ I.M-Dritare.net