
Gazetari Barabamo paralamëron Ramën: Kujdes me kazanin
Dritare.net

Ai ka bërë me dije se është fake news që kryeministri Rama ka frikë të shkojë në emisionin e tij, përkundraqzi e ka atë si emision të preferuar dhe për këtë janë dëshmitarë gjithë shqiptarët. Ai e ka intervistuar mbi 40 herë kryeministrin, dhe në këtë shifër nuk përfshihen intervistat e tipit kur Barabamo e priste tek banjot e kryeministrisë dhe Rama duke dalë i drejtohej me pyetjen “Ho mër, ç’kemi? Prap k’tu ti?”.
Gjithashtu ai e ka sqaruar kryeministrin se ngjyra e tij vjen nga prejardhja turke, ndaj në të ardhmen nuk duhet të trembet për të shkuar në intervista por ta përdorë si argument për të forcuar aleancën me Erdoganin.
Shqetësimit të komunitetit rom se pse në statuset në facebook që përpihen nga familjarët e tij, përdor krahasime me jevgën Hanushe, ai sqaron se e ka pasur komshie, por kjo nuk do të thotë se ka banuar në lagje jevgjish. Madje ai ndjehet njëri prej tyre.
Jo vetëm kryeministri por së fundmi edhe presidenti Meta është apasionuar mbas tij, madje merr këshilla për qëndrimet që duhet të mbajë. Ai e furnizon presidentin me batuta nga filmat shqiptarë të realizmit socialist, të cilat i përdor shpesh edhe në shkrimet e tij.
Gazetari Barabamo ka pranuar se në karierën e tij ka boshllëqe, por kjo vjen nga fakti se antena e televizorit kur banonte në Gjirokastër herë e kapte dhe herë nuk e kapte repetitorin e vendosur në Çajup.Kjo ndodhte sidomos në ditët e dimrit. Por nuk duhet të shfrytëzohet nga armiqtë e tij. Në thelb ai mendon se është një vlerë kombëtare, nisur edhe nga fakti se vjen nga një qytet ku ka lindur Kadareja me të cilin e ndajnë tre kthesa dhe dy sokakë.
Barabamo është shprehur se së fundmi do demantojë çdo sulm që vjen nga çdo anë, përfshirë kazanin e Ramës./dritare.net

















