Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gazeta prestigjoze, Financial Times emëron drejtuesen e parë femër në historinë e saj 135 vjeçare

Gazeta prestigjoze, Financial Times emëron drejtuesen e parë
Gazeta Financial Times ka emëruar drejtuesen e saj të parë femër që nga themelimi në  vitin 1884.

Lionel Barber do të tërhiqet nga posti i tij pas 14 vjetësh dhe vendin e tij do ta zërë zëvendësja e tij, Roula Khalaf, informon dritare.net.

Barber ka qenë pjesë e FT për 34 vjet dhe redaktor përgjegjës që nga viti 2005. Ai do të largohet nga puna në fillim të vitit të ardhshëm.

"Ka qenë një privilegj i rrallë dhe një kënaqësi e madhe për të mbajtur punën më të mirë në gazetari" shkroi Barber në Twitter, informon dritare.net.

Barber udhëhoqi strategjinë e gazetës për ndërtimin e një baze të “subscribers”, ku gazeta raportoi ishte rritur në mbi 1 milionë.

Gazetari veteran ka mbajtur një sërë postesh në FT që nga viti 1985, duke përfshirë korrespodentin e Uashingtonit dhe drejtuesin e zyrës në Bruksel, informon dritare.net.

Zonja Khalaf ka qenë zv/redaktore e gazetës që nga viti 2016. Ajo tha se marrja e kësaj detyre ishte një privilegj. Khalaf do të bëhet kështu drejtesja e parë femër e FT, informon dritare.net.

Ajo ka punuar në gazetën prestigjoze për 24 vjet, ndërsa për herë të parë ka qenë pjesë e saj si korespodente e Afrikës, informon dritare.net.

Në një deklaratë, Khalaf tha: "Mezi pres të vijoj në arritjet e jashtëzakonshme të Lionel Barber dhe jam mirënjohëse për mentorimin e tij ndër vite”, informon dritare.net.

Pronarët e FT, Nikkei Inc vlerësuan përvojën dhe integritetin e zonjës Khalaf./ The Independent/ J.H, dritare.net