
Fustan mbi jumpsuit dhe maskë, vetëm Rita Ora mund të guxonte kaq shumë!
E Shtunë 16 Nëntor 2019, 22:10
Dritare.net

Por përveç talentit në muzikë, Rita ka edhe në modë. Është ndër të famshmet që guxon më shumë me veshjet, nuk njeh kufij.
Ndërsa mbërriti në Hits Radio Live në Birmingham, Rita kishte veshur një veshje të çuditshme. S’dimë si t’ia vendosim emrin: Fustan-jumpsuit, jumpsuit-fustan...
Këngëtarja kishte veshur një jumpsuit, golf, ngjyrë të zezë me lule të kuqe, sipër tij kishte veshur një fustan të kuq veror me kopsa, shkruan dritare.net
Rita kishte vënë një maskë si ngjyra e jumpsuit-it te goja. Fustanin e kuq, Rita e kombinoi me një çadër që e mbante në dorë, si çantë.
A ka veshje më të çuditshme se kjo? S’e besojmë! Kjo vajzë arrin të na habisë gjithmonë./K.C/dritare.net

















