Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

FSHF reagon pas aksidentit të portierit të Partizanit: Forca kampion!

FSHF reagon pas aksidentit të portierit të Partizanit: Forca kampion!

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar për aksidentin që pësoi mbrëmjen e sotme, portieri i Partizanit, Aldo Teqja. Përmes një postimi në Facebook, FSHF-ja shkruan se, ndodhet pranë familjes së portierit në këto momente të vështira.

"Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë opinionin publik se po monitoron me shumë kujdes situatën e portierit Aldo Teqja, i cili ka pësuar mbrëmjen e sotme një aksident.

Pas komunikimit me mjekët, familjarët dhe drejtuesit e Klubit Partizanit, duhet t’ju bëjmë më dije se gjëndja ish-portierit të përfaqësueses U-21 është jashtë rrezikut për jetën dhe në monitorim të vazhdueshdueshëm nga mjekët.

Jemi pranë familjes në këtë moment të vështirë dhe dëshirojmë të shprehim gatishmërinë tonë si institucion për të ndihmuar rikuperimin e shpejtë të Aldos.

Forca Aldo ?

Forca kampion ?⚫️",- shkruan FSHF-ja./K.C/dritare.net