
Frika ndjesi normale/ Mjekja psikiatre flet për situatën menjëherë pas tërmetit
Dritare.net

E ftuar në studion e emisionit "Arena" në RTV Ora, Harshova tha se qënia njerëzore në rastet kur rrezikohet reagon ose me sulm ose me largim.
Anila Hashorva: Frika është një ndjesi normale që kalon individi kur ndodhet përpara një situatë dramatkisht katastrofike që e vendos atë në rrezik me ekzistencën e vet. Frika është ajo që kemi përjetuar të gjithë. Të gjithë jemi përballur me frikën. Frika është një reaksion normal. Frika lidhet me kohëzgjatjen e faktorit që ka nxitur situatën dhe intensitetin. Frika është një reagim ndaj një situate tërësisht të vetëdijshme për qënien tonë.
Në këtë situatë të gjithë u përpiqem të reagojmë. Individi reagon në një situatë të tillë ose me sulm ose me largim.
Këto janë reagime që ndodhin në situatën e frikës.
Ajo që kalon më pas nga ajo situatë vazhdon të jetë frikë. Ankthi është çrregullim, është shqetësim i ekzagjeruar ndaj një faktori që tashmë mund të jetë i vogël./ I.M-Dritare.net

















