
Foto+video/ Njerëz të frikësuar, shtëpi të prishura, çfarë lanë pas tërmetet!
E Diel 22 Shtator 2019, 11:11
Dritare.net

Disa njerëz vraponin të tmerruar për të dalë nga banesat dhe të tjere rrinin në vend, sepse këmbët u ishin mpirë dhe nuk lëviznin dot.
Shumë shtëpi u shkatërruan, shumë njerëz u lënduan në përpjekje për të dalë nga shtëpitë të tronditur. Disa e lanë spitalin, të tjerë janë ende në shok.
Por goditjet e pasdites, nuk ishin të vetmet, ato u pasuan me dy të tjera të fuqishme, duke i tmerrua njerëzit dhe nxorën krevatët jashtë shtëpisë për të fjetur.
Tirana dhe Durrësi vazhdojnë të goditen nga tërmetet dhe të gjithë për të flasin.
Dritare.net ju tregon përmes fotove, çfarë lanë pas tërmetet e fuqishme. Më shumë lot, frikë dhe shtëpi të prishura./K.C/dritare.net
73C31FA1-AF2B-4611-AA19-F58CC3934237

















