Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto/ Zjarrfikësit kundër policisë dhe uji kundër gazit lotsjellës, plas në Kavajë

Foto/ Zjarrfikësit kundër policisë dhe uji kundër gazit
Diçka e paprecedentë ka ndodhur sot në Kavajë, ku zjarrfikësit kanë përdorur ujë me presion kundër policisë dhe FNSH-së, të cilët ishin në mbrojtje të KZAZ-së Nr. 42 të vendosur në shkollën 3 Dëshmorët.

Policisë i  është dashur të përdorë gazin lotsjellës për të shpërndarë militantët e PD-së që drejtoheshin nga kryetari i bashkisë Kavajë Isa Sakja dhe që hodhën në tokë kangjellat e shkollës, ndërkohë kryebashkiaku ka nxjerrë zjarrfikësit të cilët kanë hedhur ujë mbi policinë dhe FNSH-në./e.k-Dritare.net