Na ndiqni edhe në

Marrëdhënie

Foto/ Trashëgimtarja Electra Lamborghini: Kam 42 piercing me diamantë në të gjithë trupin

Foto/ Trashëgimtarja Electra Lamborghini: Kam 42 piercing me diamantë
Ajo nuk është e panjohur për ndjekësit e rrjeteve sociale, pasi publikon vazhdimisht foto provokuese, ku shfaq linjat seksi dhe jetën luksoze. Electra Lamborghini është trashëgimtarja 22-vjeçarë e shtëpisë automobilistike që ka mbiemrin e saj. Pak ditë më parë ajo surprizoi me pamjen e saj, pasi u shfaq në Çmimet e Muzikës Evropiane të MTV-së me një veshje që të linte të shihje të gjithë trupin e saj, super në formë.

Por ajo që shokoi më shumë, ishte deklarata e saj. “Unë kam 42 piercing të përhapur nëpër trup. I kam kudo, dhe të gjithëve u është bashkëngjitur një diamant. Dhe sigurisht që shkoj e fle me gjithë ata diamantë”, tha Lamborghini. Pak kohë më parë ajo tha se e kishte fiksim të luante në një film porno, por familja nuk ia lejonte.