
Foto/ Shikojeni se si ka ndryshuar Adelina Ismaili në shtatzëni
E Shtunë 29 Tetor 2016, 11:11
Dritare.net

Javë më parë, në ballinën e medieve shqiptare ishte pikërisht lajmi për shtatzëninë e këngëtares e cila tash e sa kohë po qëndron larg skenës.
Marrëdhënia e saj me Valin tashmë do të marrë emër tjetër!
Adelina ende nuk ka bërë ndonjë paraqitje publike, por këtë e ka bërë motra e saj Ema.
Ajo ka publikuar dy fotografi së bashku me Adelinën, ku këngëtarja duket se ka filluar me ndryshime që tani, madje edhe është bërë bjondinë.
Shtimi në peshë vërehet dukshëm në fytyrën e këngëtares.
Megjithatë, ajo duket për bukuri, si çdo herë – Adelina të cilën e njohim tash e një kohë të gjatë, njofton Klan Kosova.

















